Politike

Maska të skaduara tek Infektivi? Rakacolli: S’flas dot pa e kuptuar ç’ka ndodhur, ata përdorin më cilësoret

21 Prill 2020, 20:40 Nga DOSJA
Maska të skaduara tek Infektivi? Rakacolli: S’flas dot pa e kuptuar

TIRANË– Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli nuk ka pranuar të komentojë asgjë në lidhje me denoncimin e bërë nga emisioni “Boom”, ku u deklarua se maskat që përdorin mjekët tek Infektivi, janë të skaduara.

Në një lidhje me Skype, në emisionin “Tempora”, Rakacolli tha se maskat që përdoren tek Infektivi, janë më cilësore.

Unë po e dëgjoj dhe shoh për herë të parë këtë kronikë që ju thatë. Jo rrallë ne jemi vënë përballë gjërave që nuk kanë qenë të vërteta. Nuk kam koment për këtë, pa e parë dhe pa e kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur. Unë di të them me përgjegjësi që maskat që kanë shkuar dhe i janë ofruar mjekëve të infermierëve sidomos atyre në vijën e parë kanë qenë maskat nga më cilësoret  dhe janë maska tamam për nivelin maksimal të nivelit të mbrojtjes. Këto unë di dhe e them me përgjegjësi,”- tha Rakacolli.

Pasditen e sotme, emisioni “Boom”, denoncoi përdorimin e maskave të skaduara nga mjekët e spitalit të Infektivit.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike maskat tek infektivi mira rakacolli maskat tek infektivi mira rakacolli

Sondazh

Poll