Sport

‘Koprraci’ Ozil, fiton 400.000 mijë euro në javë por nuk pranon uljen e pagës, ja arsyeja

21 Prill 2020, 15:29 Nga DOSJA
‘Koprraci’ Ozil, fiton 400.000 mijë euro në javë por

ANGLI-Siç është publikuar ekskluzivisht nga “Mirror”, të martën, Mesut Ozil është një nga tre lojtarët e Arsenalit, që për momentin nuk ka pranuar të bashkohet me vendimin për uljen e pagave prej 12.5%, i marrë në dakordësi mes klubit dhe lojtarëve, në mënyrë që të përballen me krizën e koronavirus.

Ozil, i cili fiton 400.000 euro në javë dhe është futbollisti më i paguar në skuadër, nuk e përjashton uljen e pagës së tij në të ardhmen, por e ka bërë të qartë se, përpara se të marrë një vendim, dëshiron të presë e të shohë pasojat ekonomike të pandemisë globale. Arsenali nuk e ka bërë publik kundërshtimin e Ozil dhe dy shokëve të tij të skuadrës për ta reduktuar pagën prej krizës.

“Topçinjtë” janë kufizuar në një deklaratë të shkurtër, në të cilën nuk veçojnë asnjë nga futbollistët e tyre, por vlerësojnë bujarinë e trajnerit Arteta dhe lojtarëve:

“Këto masa do të hyjnë në fuqi këtë muaj, me dokumentet që do të përfundojnë në ditët në vijim. Nëse arrijmë objektiva të caktuar në sezonet në vijim, kryesisht të lidhura me sukseset në fushë, klubi do ta rimbursojë reduktimin e dakorduar të pagës aktuale”.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal ozil paga arsenal ozil paga

Sondazh

Poll