Bota

Shefi i OBSH: Më e keqja nuk ka ardhur ende nga koronavirusi, virusi ngjan me…

21 Prill 2020, 16:30 Nga DOSJA
Shefi i OBSH: Më e keqja nuk ka ardhur ende nga koronavirusi, virusi ngjan

ZVICËR– Koronavirusi ka bërë që mbi 200 shtete të izolohen në përpjekje të zhdukjes së Covid-19. Por teksa ka kaluar më shumë se një muaj që shtetet janë të bllokuara, ka rinisur që shumë kombe të rihapen dhe të lehtësojnë masat.

Por për këtë vendim Organizata Botërore e Shëndetit e ka kundërshtuar, pasi sipas zyrtarëve të OBSH kjo rihapje mund të ndikojë negativisht në situatën e koronavirusit. Ndërkohë kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka paralajmëruar se më e keqja e kësaj pandemie, nuk ka ardhur ende mes nesh.

“Na besoni se më e keqja ende nuk ka ardhur mes nesh. Duhet të parandalojmë këtë tragjedi. Ky është një virus, që të tjerët nuk mundet që ta kuptojnë.”- tha kreu i OBSH.

Ndërkohë shumë vende si Austria, Spanja, Danimarka dhe shumë shtete të tjera po rihapen pas masave të rrepta të koronavirusit.

Megjithatë Ghebreyesus tha se përse mund të ndodhë që situata nga pandemia e koronavirusit mund të bëhet akoma edhe më keq. Ndërkohë ai e krahasoi koronavirusin me gripin spanjoll të dikurshëm dhe shtoi se pasojat do të jenë të rënda.

174,292 viktima, 2,483,113 të infektuar dhe 663,609 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në botë. Vendet më të prekura janë Kina, SHBA, Italia, Franca dhe Spanja. Amerika është vendi i parë në botë për numrin më të lartë të viktimave, pasi aty kanë humbur jetën deri më tani 43.495 persona dhe 802.159 janë të prekur nga COVID-19. COVID-19 nuk është larguar nga Europa. Në Itali, i cili është edhe vendi më i prekur në Europë, 24,648 persona kanë humbur betejën me virusin. Ndërsa në Spanjë deri më tani numërohen 21,282 viktima

Burimi: Standard

A.C/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne bote koronavirusi ne bote

Sondazh

Poll