Sport

Më në fund merret vendimi për Serie A, presidenti i Brescia-s ndryshon mendje për koronavirusin

21 Prill 2020, 15:02 Nga DOSJA
Më në fund merret vendimi për Serie A, presidenti i Brescia-s

Lajm i mirë për tifozët e kampionatit italian. Sot janë mbledhur 20 përfaqësuesit e klubeve në Serie A dhe kanë votuar pa asnjë votë “kundër” për rinisjen e kampionatit.

Brescia fillimisht ka qenë kundër, ashtu si edhe tre klube të tjera, por me kalimin e ditëve situata e koronavirusit në Itali është përmirësuar dhe presidentët tashmë kanë më shumë shpresë për përmirësimin e gjendjes.

Presidenti i FIGC, Gravina, ka bërë të pamundurën për t’i bindur presidentët e klubeve të Serie A të vazhdojnë sezonin. Ende nuk ka datë zyrtare, por pritet që të vendoset shumë shpejt. Në Gjermani, Bundesliga pritet të vijojë duke nisur nga data 9 maj.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport coronavirus serie a sezoni coronavirus serie a sezoni

Sondazh

Poll

Sport 20 Prill 2020, 17:36

ITALI-Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj, në një intervistë për “Sportin në KTV”, ka sponsorizuar edhe një tjetër lojtar shqiptar në Serie A dhe ai është ...