Aktualitet

Mjeku Roland Xhaxho zbulon si u infektua me Covid-19: Kam lëvizur shumë, deri në Kavajë kam shkuar, ka shumë mundësi ta ke

21 Prill 2020, 19:40 Nga DOSJA
Mjeku Roland Xhaxho zbulon si u infektua me Covid-19: Kam lëvizur

TIRANË– Mjeku reanimator, Roland Xhaxho, i cili la sot spitalin pasi mposhti koronavirusin është shprehur se ka shumë mundësi që virusin ta ketë marrë nga ajri. Në një lidhje me Skype në “Open”, Xhaxho tha se ka lëvizur shumë, pasi iu bashkua stafit për të ndihmuar në luftën ndaj Covid-19.

“Falë punës së palodhur të doktor Piperos dhe doktoreshë Najadës jam shëruar dhe jam në gjendje të mirë fizike. Kjo sëmundje prek mushkëritë dhe bën mos -oksigjenimin e trupit. Kur u bashkova stafit për ndihmën ndaj Covid-19 kam lëvizur shumë. Kam lëvizur deri në Kavajë, por duke qenë se ky virus është i lehtë ka mundësi ta kem marrë nga ajri,”– tha Xhaxho.

Mjeku i njohur reanimator, Roland Xhaxho, që doli sot nga Spitali Infektiv, pasi mposhti plotësisht koronavirusin. Në një lidhje telefonike për Neës24, mjeku Xhaxho thekson se pesë ditët e para të përballjes me COVID-19 ishin më të vështirat, ndërsa tek Infektivi nuk është futur në reanimacion, por mjekët i kanë krijuar një zonë si reanimacion, me respirator dhe të gjitha pajisjet.

Ai tha se e veçanta e tij në spital, që ka befasuar edhe kolegët e tij mjekë, ishte se në momentet më të vështira, ai donte të dëgjonte muzikë, edhe pse ishte me maskë dhe oksigjen në fytyrë.

Më herët, nga COVID-19 u shërua edhe mjeku profesionist, Dhimitër Kraja. Doktor Luli, siç i flasin miqtë e pacientët u kthye sërish pranë spitalit Infektiv për të ndihmuar të gjithë të prekurit nga COVID-19 që kanë nevojë për trajtim.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi roland xhaxho koronavirusi ne shqiperi roland xhaxho

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 18:26

TIRANË– Të burgosurit në burgun 313 janë revoltuar dhe kanë shpërthyer në ulërima mbrëmjen e sotme. Në videon që shikoni, dëgjohen britmat e ‘kokave të kri...