Manastirliu “zbulon” repartin ku shpëtohen jetë në mes të pandemisë: Përballojnë 100 raste çdo ditë
21 Prill 2020, 19:21Nga DOSJA
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i ka shprehur mirënjohjen mjekëve të Urgjencës në QSUT, duke theksuar faktin se mes tyre vijon puna për shpëtimin e pacientëve të tjerë, të cilët nuk janë të prekur nga koronavieusi.
Manastriliu në postimin e saj shkruan se ekipi i mjekëve, po përballon çdo ditë të paktën 100 urgjenca mjekësore.
“Prof. Eqerem Hasani nuk e ka ndalur punën për asnjë moment bashkë me ekipin e tij të palodhur në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT. Edhe pse jemi ende në mesin e një situate të pazakontë të përballjes me Covid19, shërbimi i urgjencës së sëmundjeve të brendshme vijon të përballojë rreth 100 urgjenca çdo ditë dhe ku çdo ditë, shpëtohen jetë!. Krenare për mjekët. Bashkë”, shkruan Manastirliu.
Deri më tani të gjithë vëmendjen e kanë marrë mjekët që po përballen me koronavirusin, vetëm disa metra më tutje në repartin Infektiv.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një grua, e cila sapo është kthyer nga Frankfurti tregon se është e detyruar të ndjaë karantinë me një të panjohur, pasi online nuk kishte asnjë ll...
Në një lidhje me Ora News, juristi Sokol Hazizaj u shpreh se nismat ligjore në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme janë në kundërshtim me parimet themelore mb...
Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora ka zbuluar se maskat që përdoren aktualisht për mbrojtjen e personelit mjekësor në spitalin infektiv, COVID ...
Aktualitet21 Prill 2020, 18:26
TIRANË– Të burgosurit në burgun 313 janë revoltuar dhe kanë shpërthyer në ulërima mbrëmjen e sotme. Në videon që shikoni, dëgjohen britmat e ‘kokave të kri...
SARANDË– I moshuari Barjam Tusha, është arrestuar pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur nga qyteti i Sarandës. Mësohet se ngjarja ...
TIRANË– Epidemiologu dhe mikrobiologu, Rexhep Muja ishte i ftuar në programin “Historia ime”, në Tv Klan. Muja është në vijën e parë të gjurmimit të rastev...
TIRANË– Tani që jemi të izoluar, gjëja e fundit që mund të na shkojë në mendje, është të organizopjmë një festë për ditëlindje, nëse data e veçantë ...
TIRANË- U nisën nga Siria për t’i shpëtuar luftën dhe përfunduan në kampin e Babrrusë në Shqipëri. Ky është fati i shumë emigrantëve sirianë që kanë ...