Aktualitet

“Kam pagu flokët e kresë, për të ndarë dhomën me një njeri që s’e njoh”, u riatdhesua nga Frankfurti, gruaja flet

21 Prill 2020, 19:12 Nga DOSJA
“Kam pagu flokët e kresë, për të ndarë

TIRANË– Një grua, e cila sapo është kthyer nga Frankfurti tregon se është e detyruar të ndjaë karantinë me një të panjohur, pasi online nuk kishte asnjë lloj mënyre të prenonte dhome teke. Në një prononcim për Report Tv, ajo tregon se ka paguar 350 euro në total, shumë që e quan ‘flokët e kresë’.

Pjesë nga biseda

Do shkoni në karantinë tani.

Kjo është e keqja jonë, pse mirë është me na mbyll në karantinë? 7 javë të mbyllur në Gjermani dhe ktu gjobë e kemi pagu me flokët  e kresë  këtë rrugëtim.

Cfarë dhome keni prenotuar?

Pooo si të thoni ju. Pasha zotin me të rrejt, e ka prenotuar dikush tjetër vetëm me të rrejt.

Për biletën keni paguar 100 euro a jeni të kënaqur?

Jooo 160 euro, 280 më kanë bërë hem bileta hem ajo (dhoma). Dhoma teke nuk bëhej fjalë të prentohej online, por kam pranuar kushtet që më kanë ofruar, jam vendosur me një person që nuk e njoh në dhomë. Nuk e di cfarë do të ndodhë.

Keni paguar 160 euro, më tha një zonjë.

Jo unë kam paguar më tepër, 185 euro biletën dhe dhoma nuk ishte 89 euro por ishte më shumë. Me gjithë paketë ka shkuar 350 euro.Më duket e palogjikshme të karantinohemi me persona, pasi nuk e dimë se ku ka shkuar ai person dhe me kë ka qëndruar ai.

Mbrëmjen e sotme u riatdhesuan 131 shqiptarë nga Franlkfurti. Edhe ata, si të gjithë të më parshmit, so t’i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe më pas do të karantinohen për 14 ditë në një hotel në Durrës.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet operacioni i riatdhesimit operacioni i riatdhesimit

Sondazh

Poll

Aktualitet 21 Prill 2020, 18:26

TIRANË– Të burgosurit në burgun 313 janë revoltuar dhe kanë shpërthyer në ulërima mbrëmjen e sotme. Në videon që shikoni, dëgjohen britmat e ‘kokave të kri...