Politike

Zgjatet fasha orare dhe lirohet lëvizja e mjeteve, Rama jep lajmin e mirë: Vendimi për shkollat, javën e ardhshme

21 Prill 2020, 15:58 Nga DOSJA
Zgjatet fasha orare dhe lirohet lëvizja e mjeteve, Rama jep lajmin e

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se javën e ardhshme do të vijë akoma më shumë lehtësimi i masave të marra në kuadër të situatës ndaj Covid-19. Në një komunikim nëpërmjet një video-live në profilin e tij në Facebook, Rama tha se do tëzgjatet fasha orare për daljet për të bërë pazare dhe lëvizja me mjetet private nuk do të ndalet vetëm tek ata që kanë nevojë të shkojën në punë.

Hapja dhe imponimi i rregullave duhet të vazhdojë, ndryshe gjithçka që kemi bërë për të arritur deri këtu na shkon kot. E di që ju jeni mërzitur dhe se kjo është një dhimbje koke e madhe. Javën e ardhshme do rrisim orarin për daljen në pazare dhe hapjen e taksive. do të lirohet edhe lëvizja me mjete private dhe nuk do të ndalemi tek ata që kanë nevojë të shkojnë me makinë në punë. Ndërsa për shkollat do merret vendimi më 4 maj, se ç’do të ndodhë. Mos shikoni Suedinë, vetëm Danimarka ka marrë përsipër të hapë shkollat dhe nën masa të rrepta,”– tha Rama.

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një video-kuminikim me qytetarët ku njoftoi vijimin e lëhtësimit të masave të marra për shkak të Covid-19. Rama u shpreh se nga java e ardhshme do të zgjerohet fasha për daljen e bërjes së pazareve, dhe lëvizja me mjetet private. Kryeministri tha se do të lehtësohet edhe lëvizja ndërqytetase duke bërë që të gjithë ata që janë bllokuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, Rama deklaroi se do të hapet blloku i tretë i bizneseve, nën protokollin e sigurisë. Më 4 maj do të merret vendimi për shkollat, ndërsa në javën e parë të majit do të jetë gati edhe një plan për turizmin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll