Politike

Hapet blloku i tretë i bizneseve, Rama: Nga 4 maji nis lëvizja ndërqytetase, në fillim të majit do kemi planin për turizmi

21 Prill 2020, 16:22 Nga DOSJA
Hapet blloku i tretë i bizneseve, Rama: Nga 4 maji nis lëvizja

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lirimin e masave parandaluese nga koronavirusi gjatë javës së ardhshme. Në një komunikim nga zyra e tij, Rama u shpreh se duke nisur nga e hëna tjetër do të zgjatet orari për daljen nga shtëpia për të kryer pazaret dhe do të shqyrtohet mundësia për hapjen e shkollave. 

Gjithashtu të përfshirë në lirimin e masave do të përfshihen edhe taksitë dhe personat që përdorin mjetet e tyre personale për të shkuar në punë. Pas datës 4 maj, kreu u qeverisë njoftoi se do të hapej edhe lëvizja ndërqytetase, për të gjithë ata që kanë ngecur në qytete të ndryshme, larg shtëpive të tyre.

Lidhur me bizneset, numri një i maxhorancës tha se së shpejti do të lejohej edhe hapja e bllokut të tretë për të ndihmuar ekonominë familjare. Megjithatë Rama theksoi se autoritetet do të jenë shumë kërkuese lidhur me zbatimin e masave të sigurisë për të garantuar shëndetin e qytetarëve dhe për të shmangur një tjetër valë infektimi siç ka ndodhur edhe në vende të tjera.

Sa i përket turizmit, kryeministri tha se qeveria e tij ende nuk e ka një plan, megjithatë bëri me dije se ai do të ishte gati në fillimin e muajit maj duke marrë parasysh edhe gjendjen e vendit nga pandemia. Në fjalën e tij, edhe njëherë Rama theksoi se masat e marra ishin të rëndësishme për të mbajtur kurbën e infeksionin nën kontroll pasi në të kundër tanimë Shqipëria do të numëronte të paktën 15 mijë viktima. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19 edi rama koronavirusi ne shqiperi lirimi i masave te koronavirusit plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll