Politike

Dhurimi i 20 mijë testeve, Basha falenderon Bashkimin Europian: Vetëm në këtë mënyrë identifikojmë të prekurit dhe fren

21 Prill 2020, 14:53 Nga DOSJA
Dhurimi i 20 mijë testeve, Basha falenderon Bashkimin Europian: Vetëm

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka falenderuar Bashkimin Eurpian për dhurimin e 20 mijë testeve për Covid-19 për Shqipërinë. Në një status në rrjetet sociale, Basha shkruan se vetëm në këtë mënyrë mund të identifikohen në mënyrë reale të prekurit me koronavirus dhe të frenohet virusi.

Më tej, Basha shton se izolimi i qytetarëve i kushton më shumë ekonomisë shqiptare, se sa rritja e testimeve.

Thank you to #EU??for the precious help to Albania??. Vetëm rritja e numrit të testimeve mundëson identifikimin real të të prekurve dhe frenimin e përhapjes së virusit. Izolimi i qytetarëve dhe bllokimi i ekonomisë na kushton më shumë se rritja e numrit të testimeve. @LSorecaEU,”– shkruan Basha në status.

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera ka dhënë lajmin se Bashkimi Europian ka nisur teste për koronavirusin në Ballkan. Me anë të një postimi në Twitter, Calavera ka ndarë fotot e pakove me teste, duke përmendur edhe destinacionet e tyre. 

Postimin e saj e ka shpërndarë edhe ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, i cili ka bërë të ditur se në Shqipëri kanë ardhur plot 20 mijë teste.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike be nis kite ne shqiperi luigi soreca lulzim basha be nis kite ne shqiperi luigi soreca lulzim basha

Sondazh

Poll