Politike

Veshur si austronautë, të gjithë me të bardha, PAMJET e epidemiologëve duke testuar qytetarët për koronavirus

21 Prill 2020, 15:55 Nga DOSJA

TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë në rrjetet e saj sociale foto të epidemiologëve duke bërë tamponët për koronavirusin në terren. 

Në fotot e shpërndara duken mjekët, të cilët testojnë të dyshuarit e infektuar nga koronavirusi, të gjithë të veshur me kostumin special. 

Nga veriu në jug, me vigjilencë e angazhim maksimal epidemiologët e strukturave vendore të shëndetësisë vijojnë punën pa u ndalur, për gjurmimin e rasteve të dyshuara për COVID- 19! Punë e palodhur e epidemiologëve në terren,”-shkruan ajo. 

 

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se numri total i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 609, ndërkohë kanë humbur jetën 26 persona. Ndërsa, betejën me COVID-19  e kanë fituar 345 qytetarë. Harta është zgjeruar në Krujë,  ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i ri në Tiranë dhe Shkodër. Aktualisht në spitalet COVID po marrin mjekim 32 pacientë.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu koronavirusi ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll