Politike

Keni ngecur në qytete të tjera? Rama jep lajmin e MADH: Më 4 maj hapet lëvizja, secili në shtëpinë e tij

21 Prill 2020, 16:05 Nga DOSJA
Keni ngecur në qytete të tjera? Rama jep lajmin e MADH: Më 4 maj

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë ata që kanë ngecur në rrethe, apo ata që banojnë në rrethe dhe pandemia e Covid-19, i ka lënë në Tiranë.

Nëpërmjet një videoje-live në profilin e tij në Facebook, Rama tha se të gjithë do të mund të kthehen në shtëpi pas 4 majit, pasi do të lirohet lëvizja ndërqytetase.

Javën e ardhshme do të hapim edhe rrugët ndërqytetase për shërbimet taksi. do të lehtësojmë edhe lëvizjen e njerëzve që kanë mbeutr sa andej e këtej,”– tha Rama.

Kryeministri Edi Rama mbajti sot një video-kuminikim me qytetarët ku njoftoi vijimin e lëhtësimit të masave të marra për shkak të Covid-19. Rama u shpreh se nga java e ardhshme do të zgjerohet fasha për daljen e bërjes së pazareve, dhe lëvizja me mjetet private. Kryeministri tha se do të lehtësohet edhe lëvizja ndërqytetase duke bërë që të gjithë ata që janë bllokuar të kthehen në shtëpitë e tyre.

Gjithashtu, Rama deklaroi se do të hapet blloku i tretë i bizneseve, nën protokollin e sigurisë. Më 4 maj do të merret vendimi për shkollat, ndërsa në javën e parë të majit do të jetë gati edhe një plan për turizmin.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama plani i masave per covid-19 edi rama plani i masave per covid-19

Sondazh

Poll