Politike

Rama thirrje bizneseve që janë hapur: Duhet të keni vërtetimin dhe protokollin e sigurisë, do ndëshkoheni

21 Prill 2020, 12:59 Nga DOSJA
Rama thirrje bizneseve që janë hapur: Duhet të keni

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë sërish thirrje bizneseve që tashmë janë të lejuara të punojnë që të pajisen me vërtetimin dhe me protokollin e sigurisë. Në një reagim në mediat sociale Rama shkruan se nga data 27 prill, Task-Forca do të jetë në terren dhe do të ndërkojë të gjithë ata që nuk kanë zbatuar rregullat.

? KUJTESË! ÇDO BIZNES I LEJUAR PËR HAPJE DUHET TË DISPONOJË NË MJEDISIN PËRKATËS VËRTETIMIN NGA www.e-albania.al DHE PROTOKOLLIN PËRKATËS TË SIGURISË, DUKE FILLUAR NGA E HËNA 27 PRILL!

TASK-FORCA NDËRINSTITUCIONALE ANTICOVID19 DO TË INSPEKTOJË DHE SANKSIONOJË, NË BAZË TË AKTIT NORMATIV DHE TË KODIT PENAL ÇDO BIZNES QË NUK DO TË KETË DOKUMENTACIONIN PËRKATËS, SI EDHE KUSHTET E PËRCAKTUARA NGA PROTOKOLLI?“, shkruan Rama. 

Nga e hëna kanë nisur punën disa biznese të sektorit të prodhimit dhe shërbimeve e po ashtu në 27 prill do të hapen dhe disa dhjetëra biznese të tjera. Qeveria ka bërë me dije se të gjitha bizneset që janë hapur duhet të përmbushin protokollin e sigurisë, pasi do të ketë ndëshkime të forta për ata që nuk zbatojnë rregullat.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama hapja e bizneseve masat kunder covid 19 protokolli i biznesit edi rama hapja e bizneseve masat kunder covid 19 protokolli i biznesit

Sondazh

Poll