Politike

Pavarësia energjitike e Kosovës, Rama: Ky është nje hap i shumëpritur

21 Prill 2020, 11:09 Nga DOSJA
Pavarësia energjitike e Kosovës, Rama: Ky është nje hap i

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes, që i jep mundëis Kosovës të jetë e pavarur nga Serbia për sa i përket rrjetit të energjisë. Në një reagim në mediat sociale, Rama shkruan se ky është një lajm i mirë dhe i shumëpritur.

“? LAJM I MIRË ???? U miratua me ne fund marreveshja e lidhjes te Operatorit te Transmetimit te Kosoves “KOSTT” me Operatoret e Transmetimit te Europes Kontinentale. Kjo marreveshje hyn ne fuqi ne daten 14 Maj 2020!

Ky eshte nje hap i shumepritur, pasi i hap rrugen se shpejti marreveshjeve te nenshkruara ndermjet KOSTT?? dhe OST?? per rritjen e sigurise se sistemit elektroenergjetik të dy shteteve shqiptare, duke mundesuar venien ne pune te linjes 400kV Shqiperi-Kosove dhe zhvillimin e tregut te perbashket te energjise elektrike??”, shkruan Rama.

Një ditë më parë është nënshkruar një marrëveshje dhe tashmë Kosova ka arritur pavarësine energjtike nga Serbia dhe mund të konkurrojë e lirë në treg.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kosova fiton pavaresine energjitike pavarësia energjetike edi rama kosova fiton pavaresine energjitike pavarësia energjetike

Sondazh

Poll