Bota

Front i ri përplasjeje në Venezuelë? Trupat ushtarake të Rusisë zbarkojnë në Caracas

25 Mars 2019, 11:11 Nga DOSJA
Front i ri përplasjeje në Venezuelë? Trupat ushtarake të

Caracas- Pas 2 javëve përplasje në rrugët e Venezuelës, dhe rezistimit të presidentit Nikolas Maduro për t’u larguar nga detyra, Rusia dërgon trupa ushtarakë në Caracas.

Mediat botërore shkruajnë se ky mund të kthehet në një front të ri përplasjeje mes Rusisë dhe SHBA, pasi SHBA ka tërhequr gjithë trupin diplomatik në Venezuesë.

Rreth 100 trupa ushtarake kanë zbritur dje nga një avion ushtarak me flamur rus në aeroportin e Maiquetia në Caracas.

Gazetarët thonë se ata drejtohen nga gjenerali rus Vasily Tonkoshkurov. Presidenti Nikolas Maduro është në pushtet falë mbështetjes së Kinës dhe Rusisë, ndërkohë që SHBA i kanë bërë thirrje prej kohësh që të largohet.

Në datën 28 prill, SHBA ka paralajmëruar se do të përshkallëzojë saksionet për Maduron, duke qenë se janë blerësit kryesorë të naftës venezueliane.

(f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota nikolas maduro perplasja rusi shba vladimir putin nikolas maduro perplasja rusi shba vladimir putin

Sondazh

Poll