Art&Argëtim

Të gjithë të karantinuar në shtëpi prej koronavirusit, “WhatsApp” publikon emojit e reja për COVID-19

21 Prill 2020, 14:28 Nga DOSJA
Të gjithë të karantinuar në shtëpi prej koronavirusit,

SHBA– Aplikacioni “WhatsApp” në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetit ka lancuar disa emoji të reja lidhur me koronavirusin. “WhatsApp” deklaroi se qëllimi i figurave të reja është vazhdimi i komunikimit me të afërmit e përdoruesëve në çdo vend të botës.

“Jemi të entuziazmuar që po punojmë me Organizatën Botërore të Shëndetit për të lançuar emojie e reja që do t’i ndihmojë njerëzit të qëndrojnë të lidhur gjatë gjithë pandemisë Covid-19. Emojit e reja janë universale dhe shpresojmë që përdoruesit tanë do t’i përdorin kur të ndjehen të izoluar dhe vetëm,“-bën me dije gjigandi i komunikimit. 

Paketa e re e emoji-ve është e disponueshme në dhjetë gjuhë: Anglisht, Arabisht, Frëngjisht, Gjermanisht, Indonezisht, Italisht, Portugalisht, Rusisht, Spanjisht dhe Turqisht.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kuriozitete kuriozitete

Sondazh

Poll