Art&Argëtim

Ministra e Kulturës në Kosovë telegram ngushëllimi familjes Ljarja: Jemi rritur me filmat e Rikardit, emri i tij të mos har

21 Prill 2020, 12:52 Nga DOSJA
Ministra e Kulturës në Kosovë telegram ngushëllimi familjes

KOSOVË- Ministrja e Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Kosovë, Vlora Dumoshi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së aktorit Rikard Ljarja. Në mesazhin e saj Dumoshi shkruan se Ljarja me shumë punë dhe dashuri për artin, e ngriti kulturën shqiptare në një nivel tjetër. Më tej ministrja shton se në Kosovë, shumë breza janë ushqyer me kulturën shqiptare nëpërmjet veprave të cilat na ka sjellë Rikardi bashkë me shumë aktorë e artistë tjerë shqiptarë. 

Vdekja e tij është humbje e madhe për artin shqiptar, por korpusi i veprave filmike që ai la pas vete, janë një pasuri e çmuar artistike që ka vulën e kulturës shqiptare dhe bën që emri i tij të mos harrohet kurrë”, shkruan Dumoshi.

MESAZHI I PLOTË

E nderuara familja Ljarja, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj Rikardit, aktorit, regjisorit dhe skenaristit tonë të madh, që la gjurmë të pashlyeshme në tërë kulturën shqiptare. Puna, kontributi dhe angazhimi i tij, në fushën e teatrit dhe sidomos të kinematografisë, e ka bërë atë figurë të rëndësishme në historinë e kulturës shqiptare. Ai me shumë punë dhe dashuri për artin, e ngriti kulturën shqiptare në një nivel tjetër. Ne në Kosovë, jemi ushqyer me kulturën shqiptare nëpërmjet veprave të cilat na ka sjellë Rikardi bashkë me shumë aktorë e artistë tjerë shqiptarë.

Jemi rritur me filmat ku protagonist ka qenë ai. Nga shumë filmat që Rikardi mori pjesë, nuk mund të harrohen dot “Rrugët e bardha”, “Pesha e kohës”, e shumë filma të tjerë si dhe angazhimi i tij në teatrin “Migjeni” i cili ishte një thesar në mesin e xhevahireve të tjerë që kishte Shkodra. Vdekja e tij është humbje e madhe për artin shqiptar, por korpusi i veprave filmike që ai la pas vete, janë një pasuri e çmuar artistike që ka vulën e kulturës shqiptare dhe bën që emri i tij të mos harrohet kurrë. Fizikisht, ai nuk do të jetë më i pranishëm me ne, por do të kujtohet gjithmonë përmes veprës shumë të çmuar dhe me vlerë që la pas. E nderuara familje Ljarja, të dashur miq të tij, i tërë komuniteti artistik mbarëshqiptar, pranoni ngushëllimet e mia më të përzemërta. I përhershëm qoftë kujtimi për të dhe i lehtë i qoftë dheu.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(A.B. Dojsa.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture rikard ljarja vdes rikard ljarja vlora dumoshi rikard ljarja vdes rikard ljarja vlora dumoshi

Sondazh

Poll