Art&Argëtim

FOTOT/ Nga lidhjet intime me aktoret seksi, humbja e pasurisë dhe shpëtimi nga ‘dora’ e Zotit, “Don Zhuani” i hollivud

21 Prill 2020, 12:45 Nga DOSJA
FOTOT/ Nga lidhjet intime me aktoret seksi, humbja e pasurisë dhe

SHBA– Aktori i famshëm Val Kilmer, i njohur gjithashtu si “Don Zhuani” i hollivudit ka realizuar një libër autobiografik me titull “I’m Your Huckleberry”, në të cilën rrëfen disa sekrete për lidhjet e tij pasionante me yjet botërorë.

Që në moshën 21 vjeçare ai nis romancat me aktoret më seksi të hollivudit, duke filluar me këngëtaren e njohur Cher, më pas një lidhje të shkurtër me këngëtaren Carly Simon, e duke u martuar me Joanne Whalley. Një histori që u përcjell si një dashuri e përjetshme dhe me baza të forta por mori fund shumë shpejt, edhe pse sollën në jetë dy fëmijë.

Por, historitë e tij me femrat më të lakmuara në hollivud nuk mbarojnë këtu. Don Zhuani Kilmer kaloi një histori të shkurtër pasionante me aktoren e njohur Michele Pfeier. Pas kësaj u lidh me supermodelen Cindy Crawford.

Megjithatë ajo që u përfol më shumë nga të gjitha ishte lidhja me të famshem Angelina Jolie. Përpara se aktorja Jolie të martohej me Brad Pitt kaloi një romancë me Val Kilmer, rreth vitit 2004.

Kilmer pati një marrëdhenie edhe me aktoren e famshme Michelle Pfeier, u përfol për një aferë me Jackie Kennedy, u lidh me supermodelen Cindy Crawford, madje në vitin 2004 pati një romancë edhe me Angelina Jolie.

Në librin e tij autobiografik 60 vjeçari ka rrëfyer për historinë e tij të dashurisë me Jolie, duke shkruar fragmente prekëse, që rrëfejnë afeksionin e tij për aktoren.
Në një fragment prekës, aktori përshkroi se si ‘u shpëtua’ nga ylli hollivudian, Angelina Jolie.

Ai shkroi në librin e tij: “Unë u shpëtova nga një armë e akullt e vetmisë nga një engjëll tjetër. Ndoshta më e ndjera dhe më seriozia nga të gjitha, Angelina. Kur njerëzit më pyesin se si është Angelina, unë gjithmonë them se ajo është si gratë e tjera dhe superyjet e tjerë, por thjesht më shumë. Më e mrekullueshme. Më e mençur. Më tragjike. Me më shumë magji. A ia vlen të njohësh njerëz që kërkojnë javë të tëra përpjekje për t’u kuptuar edhe pak? Po.”

Por, pavarësisht afeksionit më Jolie, Kilmer ka shkruar në libër se ndarja më e trishtë për të, ka qenë ajo me aktoren Daryl Hannah, për të cilën ka qarë rreth 6 muaj rresht.

Ndër të tjera aktori, Val Kilmer ka treguar në librin e tij edhe për sëmundjen e tumorit në fyt, dhe betejës së fituar, që e ka cilësuar si një shpëtim nga Zoti. Aktori e përshkruan veten si një besimtar të devotshëm, dhe beson shumë, se ai u shërua nga kanceri vetëm me ndihmën e Zotit.

Në libër nuk mungon as rrëfimi i periudhës së tij të errët, kur në vitin 2015, për shkak të investimeve të gabuara, humbi gjithë pasurinë e tij, ngritur për vite me radhë.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktori angelina jolie don zhuani hollivudit i'm your huckleberry liber autobiografik val kilmer aktori angelina jolie don zhuani hollivudit i'm your huckleberry liber autobiografik val kilmer

Sondazh

Poll