Art&Argëtim

Koço Kokëdhima feston ditëlindjen, e shoqja e uron me fjalë nga zemra: Më bëre të pasur, marrsh nga ditët e mia!

21 Prill 2020, 14:03 Nga DOSJA
Koço Kokëdhima feston ditëlindjen, e shoqja e uron me

TIRANË– Themeluesi i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima feston sot 61-vjetorin e lindjes. Në një ditë të veçantë për të nuk ka munguar as urimi nga bashkëshortja e tij, Brixhilda, e cila i ka dedikuar një shkrim të veçantë.

Në urimin e saj, Brixhida Kokëdhima i uron bashkëshortit një jetë të gjatë duke i treguar se gjatë gjithë jetës e ka bërë të lumtur.

Koço i dashur, Je bekim i zotit për mua! Të uroj jetë të gjatë e shumë të begatë, plot vepra të mira jo vetëm për familjen! Më bëre të lumtur, krenare dhe të pasur! Çdo ditë jona është e bukur,çdo çast është i jetuar plotësisht! Marrsh nga ditët e mia dashuria ime!,“-shkruan ajo.

Koço dhe Brixhilda janë prindër të tre vajzave; këngëtares Besa Kokëdhima, stilistes Bora dhe Erës. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz brixhilda kokedhima koço kokëdhima brixhilda kokedhima koço kokëdhima

Sondazh

Poll