Art&Argëtim

Elva Margariti flet për vdekjen e Rikard Ljarjes: E vështirë t’i japësh lamtumirën, i shtrëngova dorën pak kohë më pa

21 Prill 2020, 13:23 Nga DOSJA
Elva Margariti flet për vdekjen e Rikard Ljarjes: E vështirë

TIRANË– Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Rikard Ljarja. Me anë të një statusi në Facebook, ministrja ka shkruar se është e vështirë që t’i thuash lamtumirë një personi që i ke dhënë dorën vetëm pak kohë më parë.

Margariti shkruan me tej se edhe pse aktori nuk është më mes nesh, ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat e shqiptarëve si fillërojtësi ‘Dedë’.

“E vështirë t’i japësh lamtumirën njeriut që i ke shtrënguar dorën pak kohë më parë, burrit që e fshihte dhimbjen pas një buzëqeshjeje dhe zërit të tij kumbues, artistit, që sot po niset drejt vendlindjes, Shkodrës, ku la amanet të prehej. Në kushte të pazakonta po ndahemi nga Rikard Ljarja. Aktor karizmatik, realizues i sa e sa roleve, regjisor e skenarist, shkrimtar me penë të mprehtë e plot humor, sot e kuptojmë më shumë se kurrë pse Deda është roli më i dashur prej publikut. Ai do të mbetet fillrojtësi i përjetshëm, që bën bashkë zemrat e shqiptarëve edhe në ditë të trishta si kjo! Lamtumirë Rikard Ljarja! U prehsh në paqe!,”-shkruan Margariti. 

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture elva margariti rikard ljarja vdes rikard ljarja elva margariti rikard ljarja vdes rikard ljarja

Sondazh

Poll