Sport

Rifillimi i kampionatit/ Shulku-UEFA përfundon seanca e informimit, institucioni i futbollit ja kalon ‘topin’ shtetit shqip

21 Prill 2020, 13:53 Nga DOSJA
Rifillimi i kampionatit/ Shulku-UEFA përfundon seanca e informimit,

TIRANË-Nisja e kampionatit në vendin tonë është një çështje që po mban në ankth klubet dhe tifozët, por është edhe një urdhër nga UEFA që verdiket e sezonit të përcaktohen në fushë, dhe jo në tavolinë. Sekretari i Përgjithshëm i Federatës shqiptare te futbollit Ilir Shulku zhvilloi një video-konferencë me sekretatët e 55 Federatave.

Kjo që zhvilloi Shulku ishte vetëm një seancë informimi, pasi më 23 prill do të jenë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv që do të mblidhen për të diskutuar për kampionatet. Në procesin e informimit Uefa i sqaroi Shulkut se nuk mund të vendosë asnjë datë përsa i përket rifilimit të kampionatit pasi fillimisht shteti shqiptar duhet të ndezë dritën jeshile për të treguar që vendi po fillon jetën normale.

Sigurisht nga ky process informimi Uefa mund të japë një ndihmë financiare për të gjithë Federatat duke përfshirë dhe atë shqiptare. Ilir Shulku pret që në mesin e majit skuadrat të rifillojnë stërvitjet dhe më 31 maj ti hapet rrugë edhe ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni

E.Ç (Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport fshf shulku uefa fshf shulku uefa

Sondazh

Poll

Sport 20 Prill 2020, 17:36

ITALI-Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj, në një intervistë për “Sportin në KTV”, ka sponsorizuar edhe një tjetër lojtar shqiptar në Serie A dhe ai është ...