Sport

Befasi për tifozët e Bayernit, trajneri i Kilit zbulon të ardhmen e Vidalit

20 Prill 2020, 17:08 Nga DOSJA
Befasi për tifozët e Bayernit, trajneri i Kilit zbulon të ardhmen

Arturo Vidal me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona. Mesfushori kilian nuk po gjen minuta dhe diçka e tillë e ka mërzitur së tepërmi.

Trajneri i Kilit, Reinaldo Rueda, ka folur në lidhje me të ardhmen e lojtarit të tij dhe mendon se ka shanse që të kthehet sërish në Itali. Vidal mund të ketë një rikthim në Serie A pas aventurës me Juventusin.

“Arturo është një lojtar fenomenal. Ai e ka treguar veten në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Ai ka treguar karakter, personalitet, dhe aftësi të mira fizike dhe teknike. Ai është një monstër. E ardhmja? Vidal ka shanse të rikthehet në Itali, por Dortmundi është treguar shumë i interesuar për shërbimet e tij”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport dortmund kili vidal dortmund kili vidal

Sondazh

Poll