Sport

Futbolli italian ka shpresë! Më në fund një lajm i mirë për tre klube të Serie A në ditë karantine

20 Prill 2020, 18:23 Nga DOSJA
Futbolli italian ka shpresë! Më në fund një lajm i mirë

Ende ka shpresë. Kjo fjali nuk është huazim nga një prej këngëve të Alban Skënderajt, por një gjë që tashmë kuptohet lehtë në Itali dhe thuajse të gjitha vendet e botës, ku koronavirusi ka marrë jetë njerëzish.

Shifrat janë në përmirësim e sipër. Futbolli gjithashtu po ngre kryet. Për shembull, Juventusi mëngjesin e sotëm ka patur një rritje prej +11% të kuotave në bursë. Tani një aksion vlen thuajse 1 euro.

Krejt ndryshe ishte situata më 12 mars, kur klubi regjistroi vlerën më të dobët në treg, 54 qindarka për çdo aksion. Edhe Roma dhe Lazio, dy klube të kryeqytetit në Serie A, e kanë nisur mirë këtë javë, duke pësuar rritje përkatësisht me 5 dhe 6 përqind në bursë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bursa coronavirus juventus bursa coronavirus juventus

Sondazh

Poll

Sport 20 Prill 2020, 17:36

ITALI-Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj, në një intervistë për “Sportin në KTV”, ka sponsorizuar edhe një tjetër lojtar shqiptar në Serie A dhe ai është ...