Sport

20 Prill 2020, 17:36 Nga DOSJA

ITALI-Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj, në një intervistë për “Sportin në KTV”, ka sponsorizuar edhe një tjetër lojtar shqiptar në Serie A dhe ai është Mërgim Vojvoda i cili luan në Belgjikë me ST.Liege. Aliaj ka folur për mundësitë e lojtarit për tu transferuar në një nga kampionatet më të forta

“Është klub stabël në Serie A dhe në mesin e tabelës. Nuk është vetëm një por janë dy klube. Dëshira ime si agjent është ta çoj në Serie A vetëm për kualitetin e lojtarit dhe them se aty do ia dali pa probleme. Shpresoj të realizohet. Të shohim si do jetë situata deri në fund të kampionatit”.

Përveç Vojvodës, Aliaj ka theksuar se për Rrahmanin, ka pasur shumë klube të interesuara, e në mesin e tyre ishte edhe Arsenali, por  “topçinjtë” nuk arritën të bënin ofertë zyrtare.

“Më konkretisht kemi pasur dy klube nga Bundesliga dhe një nga Spanja. Arsenali ka qenë  le të themi në skautim sic bëjnë me lojtarët e tjerë në Itali dhe një prej tyre ka qenë edhe Rrahmani. Nuk kemi pasur një ofertë zyrtare apo një telefonatë zyrtare nga Arsenali, por nga Bundesliga kemi pasur dy klube dhe nga Spanja. Kemi pasur thirrje nga drejtori sportive me mua konkretisht dhe kemi folur për gjëra konkrete”. Përfundoi ish-futbollisti i Kombëtares tani në rolin e menaxherit.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport adrian aliaj rrahmani vojvoda adrian aliaj rrahmani vojvoda

Sondazh

Poll