Sport

Igli Tare i shtohet listës së burrave që gatuajnë dhe bëjnë punë shtëpie në karantine

20 Prill 2020, 19:15 Nga DOSJA
Igli Tare i shtohet listës së burrave që gatuajnë dhe

Ditët e vetizolimit na kanë bërë të kuptojmë edhe një anë tjetër të djemve dhe burrave që në pamje të parë duken patriarkale, por që në të vërtet bëkan edhe punë shtëpie. Listës së djemve që ndihmojnë gratë në punët e shtëpisë gjatë karantinës i është shtuar edhe Igli Tare. I ftuar në një lidhje në Skype për emisionin “Vizioni i Pasdites” drejtori sportiv i Lazios u shpreh se jo vetëm bën punë shtëpie, por ndihmon gjithashtu edhe me pazarin dhe gatimin.

“Mundohemi ta mbushim ditën me aktivitetet fizike. Në shkollë online, mësime dhe pasdite stërvitje. Nga mësimi online kemi filluar shkollën nga e para. Gatuaj, bëj punë shtëpie, pazarin. E mbush ditën me stërvitje dhe punën nga zyra që kam në shtëpi, me aq sa mundem”, u shpreh Tare.

Lidhur me lajmin që ka qarkulluar ditët e fundit mbi faktin nëse një nga djemtë e Igli Tares, Etieni do të zgjidhte të luante për kombëtaren, ai u përgjigj:  “Jam shumë korrekt me fëmijët e mi, nuk jam në atë kategori të prindërve që ua imponoj gjërat. Nëse duan të luajnë me kombëtaren, unë iu mësoj rrugën. Ata duhet ta hapin vetë derën në jetë.”

Lidhur me të ardhmen e sezonit, Igli Tare u shpreh se sipas tij, sezoni do të fillojë në maj. Më datë 4 do të nisin stërvitjet dhe ndeshjet do zhvillohen pa tifozë.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport igli tare karantina vizioni i pasdites igli tare karantina vizioni i pasdites

Sondazh

Poll

Sport 20 Prill 2020, 17:36

ITALI-Menaxheri i Amir Rrahmanit, Adrian Aliaj, në një intervistë për “Sportin në KTV”, ka sponsorizuar edhe një tjetër lojtar shqiptar në Serie A dhe ai është ...