Art&Argëtim

VIDEO/ “Do jesh tek ëngjëjt përkrah me shokët” Agim Doçi mallëngjen me vargjet për Ljarjan: Po unë Rikard ku t’i c

21 Prill 2020, 10:40 Nga DOSJA
VIDEO/ “Do jesh tek ëngjëjt përkrah me shokët”

TIRANË- Poeti dhe autori i shumë këngëve, Agim Doçi, nuk i ka mbajtur dot lotët sot, teksa fliste për ndarjen nga jeta të mikut të tij Rikard Ljarja. Në një lidhje direkte me News 24, Doçi tha se do i mbetet peng që nuk mund t’i japë lamtumirën e fundit mikut të tij për shkak të situatës së COVID-19.

Kam jetuar në Shkodër 16 vjet, e pashlyer do mbetet për mua kur në Kukës erdhi si personazh jetësor për të përjetësuar një personazh të thjeshtë atë “Dedën” e famshëm. Ai ishte një nga rolet më të personalizuar dhe më të realizuar të Rikardit. Dhimbja më e madhe sot është që nuk shkojmë dot ta pëercjellim, t’i hedhim një dorë dhe atij shkodrani që me zemërgjerësinë e tij pati ndihmuar të bëhet aktor edhe një djalosh shkodran Frederik Ndoci. Kanë aktruar bashkë”, u shpreh poeti.

Ai për vdekjen e Ljarjas ka thurur disa vargje, e teksa i recitoi nuk i mbajti dot lotët. “Ne ishim shok Rikard i shtrenjtë, sa shpejt që ike o njeri, kujtesa jonë të ka të shenjtë tyyll i ndezur me dashuri. Do ikin vitet e do kujtohesh, simbol i gjallë në magjinë e filmit, do jesh tek ëngjëjt përkrah me shokët, po unë Rikard ku t’i coj lotët…”, recitoi mes lotësh Doçi.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture agim doci rikard ljarja vdes rikard ljarja agim doci rikard ljarja vdes rikard ljarja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Prill 2020, 08:14

KOSOVË– Reperi Fero dhe modelja bukuroshe Arbenita Ismajli janë vënë shpesh në qendër të diskutimeve, për lidhjet dhe ribashkimet e tyre. Por, duket se për...