Regjisori Kumbaro tregon momentet e fundit të Ljarjas: E dhimbshme të përcillet me dy makina!
21 Prill 2020, 09:30Nga DOSJA
TIRANË- Po përcillet për në banesën e fundit regjisori dhe aktori i madh, Rikard Ljarja. Ai do të prehet në qytetin e tij të lindjes, Shkodër, pasi ky ishte amaneti i tij i fundit. Sot në banesën e tij kanë shkuar miqtë e ngushtë, për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Regjisori Saimir Kumbaro, në një reagim për News 24 tha se duhet të ishte dhënë leje që të kishte më shumë njerëz në varrimin e tij, pasi sipas tij, po përcillen me nderime njerëz që nuk kanë vlerë as sa çereku i Rikardit.
“Ishte pianeri i kinemasë. Rikardi nuk bënte teatër në film, ishte aktor filmi, por mbi të gjitha ishte njeri. Se në radhë të parë duhet të jesh njeri, pastaj artist. Rikardi ishte shumë kokëfortë, shumë aktor i rehatshëm, shumë komunikues, shumë dëgjues, të krijonte atmosferë shumë të mirë, jo vetëm në shesh të xhirimit, se ne filnim në një dhomë, bënim edhe qyfyre.
Në këtë moment më janë fshirë të gjitha, shoh këtë karvan që ikën dhe them si ka mundësi që s’e shoqërojmë. Duhet të kishin dhënë leje për disa njerëz që ta shoqëronin, e shoh veten të privuar. Këtu po përcillen njerëz që s’kanë vlerën e çerekut të Rikardos, ndërsa ky me dy makina. Është e dhimbshme. Është humbje shumë e madhe. Vuajti shumë, se kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me të”, tha Kumbaro.
Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
MBRETËRI E BASHKUAR- Kirie Redfield ka bërë deklaratën tronditëse se puna e saj si eskortë është thelbësore po aq sa mjekët dhe infermierët pasi ajo vazhdo...
TIRANË– Ish-missi nga Lezha dhe modelja, Serena Sula, duket se i ka vënë vetes objektiv ‘të çmendë’ reperin me origjinë nga Kosova, Getinjo. Ajo ka ...
TIRANË- Në shenjë homazhi për ndarjen e parakohe nga jeta të aktorit dhe regjisorit të madh të kinematografisë shqiptare, Rikard Ljarja, i cili u ndërroi j...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të aktorit Rikard Ljarja. Teksa i ka shprehur ngushëllimet familjes, Bash...
TIRANË– Aktori i humorit, Bes Kallaku e ka treguar shpesh marrëdhënien e tij të veçantë me gjyshen. Tashmë ajo njihet nga të gjithë si ‘Ija e Besit”...
TIRANË- Aktorit Petrit Malaj që ka luajtur në disa filma me Rirard Ljarjan, ka reaguar për ndarjen nga jeta të mikut të tij. Malaj në një reagim në mediat ...
Art&Argëtim21 Prill 2020, 08:14
KOSOVË– Reperi Fero dhe modelja bukuroshe Arbenita Ismajli janë vënë shpesh në qendër të diskutimeve, për lidhjet dhe ribashkimet e tyre. Por, duket se për...
SHBA– Ish-missi Trejsi Sejdini prej kohësh ndodhet përtej oqeanit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon karrierën e saj në moddeling. Bukuroshja ë...
SHBA– E famshmja Kylie Jenner ka dalë së fundmi në rrugët e Beverly Hills pa make-up, e veshur me tuta dhe zbathur. E qeshur, pa grim, mosshpërfillëse, Kylie ës...