Art&Argëtim

Poeti Luan Rama dedikim prekës për Rikard Ljarjan: Arti yt nuk do vdesë kurrë, ikja jote është lajm i rëndë për të gji

21 Prill 2020, 11:02 Nga DOSJA
Poeti Luan Rama dedikim prekës për Rikard Ljarjan: Arti yt nuk do

TIRANË- Poeti Luan Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Rikard Ljarja. Në një reagim, Rama shkruan se arti që ka lënë pas Ljarja nuk do vdes kurrë dhe ai do kujtohet gjithmonë. “Lajm i rëndë për të gjithë ne, miqtë e tu të Kinostudios, lajm i cili na pështjell me një trisht te jashtëzakonshëm duke na risjellë gjithë ato vite krijimi kur kinemaja, filmi e aktrimi u kthye në sinonim i jetës tënde”, shkruan poeti.

REAGIMI I PLOTË

Rikard i dashur! Sapo më njoftuan për ikjen tënde. Lajm i rëndë për të gjithë ne, miqtë e tu të Kinostudios, lajm i cili na pështjell me një trisht te jashtëzakonshëm duke na risjellë gjithë ato vite krijimi kur kinemaja, filmi e aktrimi u kthye në sinonim i jetës tënde. Kështu mbete në sytë e Shqipërisë dhe jo vetëm të saj. Nuk di pse duke menduar për ty menjëherë ndjeva nevojën të dëgjoja një Mozart, një requiem apo himnet më të bukura të muzikës së tij me klavinçelë, violina, violinçelë e piano, një muzikë hyjnore për një mik të shtrenjtë si ti, gjithnjë i qeshur, i thjeshti, i përunjuri, njerëzori dhe mënçuria e artit dhe e kuptimit filozofik të jetës që gjithnjë shihje tek të tjerët veç anën e dritës dhe të së mirës. Dëgjoja Mozart që ti e preferoje nga klasikët e tjerë.

E dëgjoja për prehjen dhe ikjen tënde por çuditërisht pikasa se ti nuk shkoje, ti vije, po ai i kaq shumë dekadave, vije që larg që nga rrugët e Shkodrës me pasionin për artin dhe shqetësimin tënd në sheshet e xhirimit, me të gjitha rolet ku u ngjize dhe krijove. Ishin ata role që të sillnin tani, që të kthenin nga ajo rrugë morti, nën tinguj mozartianë, ku ai korr i fuqishëm të ngrinte lart duke mbajtur kështu krijuesin e shquar, dashnorin e kinemasë, sepse ti gjithë jetën tënde artistike zgjoheshe dhe flije me filmin, madje shpesh ishe i pagjumë, sepse shpirti yt kërkonte gjithnjë figurën e përsosur, simbolet domethënëse të jetës, ekzistencës njerëzore, artin e vërtetë. Rikard i dashur, është arti yt që nuk vdes dhe ky requiem që dëgjoj tani, jam i bindur se e dëgjon edhe ti. Ti do të vish gjithnjë për këndej, miku ynë bujar, artist…

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture luan rama rikard ljarja vdes rikard ljarja luan rama rikard ljarja vdes rikard ljarja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 21 Prill 2020, 08:14

KOSOVË– Reperi Fero dhe modelja bukuroshe Arbenita Ismajli janë vënë shpesh në qendër të diskutimeve, për lidhjet dhe ribashkimet e tyre. Por, duket se për...