Aktualitet

“Ligjet” miratojnë zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020, Përmeti dhe Zeneli abstenojnë

21 Prill 2020, 08:47 Nga DOSJA
“Ligjet” miratojnë zgjatjen e gjendjes së

Tiranë- Ditën e sotme Komisoni i Ligjeve miratoi zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore deri në 23 qershor 2020. Në mbledhjen që u zhvillua online, e cila u drejtua nga kryetari i këtij komisioni, Ulsi Manja, ishte i pranishëm edhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Me shumicë votash, komisioni miratoi projektvendimin “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për dhënien e pëlqimit për zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, të shpallur me vendim nr. 243 datë 24.03.2020, të Këshillit të Ministrave” deri në datën 23.6.2020. Deputetët që abstenuan ishin, Alban Zeneli dhe Andi Përmeti.

 

Ditën e djeshme qeveria i ka kërkuar Kuvendit zgjatjen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe pas kalimit në Komisionit e ligjeve pritet miratimi në Kuvend.  Gjendja e fatkeqësisë natyrore në të gjithë vendin u miratua në 24 mars dhe me marrjen e këtij vendimi qytetarëve u kufizohen të drejtat e garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjendja e fatkeqesise natyrore komisioni i ligjeve gjendja e fatkeqesise natyrore komisioni i ligjeve

Sondazh

Poll