Dolën nga karantina, gjobiten me nga 700 mijë lekë 3 punonjës të një fasonerie në Krujë
21 Prill 2020, 08:16Nga DOSJA
Krujë- P0licia e Krujës ka gjobitur me nga 700 mijë lekë 3 punonjës të një fasonerie, përkatësisht, Sh. P, 51 vjeç, O. H., 28 vjeç dhe A. B., 41 vjeç, pasi kanë dalë nga banesa dhe kanë thyer karantinën.
Po kështu, policia ka arrestuar një 31-vjeçar me iniciale B. Z., 31 vjeç, pasi po drejtonte mjetin e tij në gjendje të dehur dhe nuk kishte marrë leje.
Njoftimi i Policisë:
Ndëshkohen me masë administrative 700.000 lekë, për shkelje të vetëkarantinimit të detyrueshëm, 3 shtetas të cilët nuk u gjetën në banesë gjatë kontrollit.
Po gjatë kontrolleve ndëshkohen me masë administrative 5 administratorë lokalesh, për hapje të lokaleve në kundërshtim me Aktin Normativ.
Gjithashtu vihet në pranga një drejtues mjeti, për qarkullim pa autorizim dhe në gjendje të dehur.
Në vijim të angazhimit maksimal për monitorimin e zbatimit të masave, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, strukturat e Policisë së Komisariatit të Policisë Krujë, gjatë ditës së djeshme kanë vazhduar kontrollet për personat të cilët duhet të zbatonin urdhrin për vetëkarantinim.
Në kuadër të Aktit Normativ neni 3, pika 4/c, janë vendosur masat administrative për shtetasit:
-Sh. P., 51 vjeç, banues në Fushë Krujë; -O. H., 28 vjeç, banues në Borizanë; -A. B., 41 vjeç, banues në Borizanë;
Këtyre shtetasve, punonjës në një fasoneri në Krujë, e cila është mbyllur me datë 15.04.2020, iu është thënë të vetëkarantinohen, por ata janë konstatuar nga shërbimet e Policisë jashtë banesës së tyre dhe janë ndëshkuar me masë administrative 700.000 lekë.
Gjithashtu nga kontrollet e ushtruara në Krujë, shërbimet e Policisë kanë konstatuar 5 subjekte (lokale) të hapura, ndaj të cilëve është marrë masë administrative sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7. — Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore Durrës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. Z., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 8, Durrës, duke lëvizur me mjetin tip “Volkswagen” pa autorizimin përkatës dhe në gjendje të dehur, në masën 0.84 mg/l.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË- Shitësit që punonin në “tregun e orizit” në Vlorë kanë dalë sot në protestë para bashkisë së qytetit. Ata shprehen se bashkia u mbylli vendin e punë...
Tiranë- Rikthehet Operacioni Forca e Ligjit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ditën e premte janë sekuestruar 3 makina luksoze, të cilat kanë qenë në rrethe...
Tiranë- Në “ABC e mëngjesit” me gazetarin Enkel Demi, Prof. Dr. Genc Sulçebe u shpreh se teknologjia mjekësore tashmë është e avancuar dhe se pritet që s...
DIBËR– Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë sot në Dibër, pasi gjat ëkontrolleve është konstatuar se ai kishte hapur lokalin në kundërshtim m...
VLORË- Policia e Vlorës ka zhvilluar disa kontrolle në fshatin Panaja dhe ka sekuestruar një sasi droge dhe armë pa leje. Në një njoftim për mediat blutë e...
Tiranë- Ditën e sotme nisin apilikimet për “pagën e luftës” prej 40 mijë lekë. Të gjithë qytetarët që përfitojnë këtë pagë duhet të aplikojnë me anë të një form...
Shqipëri- Shqipëria vijon luftën me COVID-19. Orari i lejuar për të bërë pazar është nga ora 05:00 e mëngjesit deri në 17:30 të pasdites. Qytetarët mund të dali...
TIRANË- Ish-guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani, ka folur mbrëmjen e djeshme për masat e marra nga qeveria për situatën e COVID-19. Në një l...
SHQIPËRI0 609 të infektuar, 26 viktima dhe 345 të shëruar, ky është bilanci i deritanishëm i COVID-19 në vendin tonë. Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditë...