Politike

Balla publikon dokumentin dhe akuzon PD-në: Ka firmosur një kontratë lobimi 60 mijë USD, në 20 mars

21 Prill 2020, 07:31 Nga DOSJA
Balla publikon dokumentin dhe akuzon PD-në: Ka firmosur një

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur sot akuza kundër kreut të PD, Lulzim Basha për kontratat e lobimit në SHBA. Në një reagim në Faceook, Balla shkruan se Basha ka shpenzuar 60 mijë dollarë për lobim në SHBA gjatë periudhës kur në Shqipëri është COVID-19 ishte në kulmin e tij.

Sipas dokumentit të publikuar nga Balla, kontrata është firmosur nga Gazment Bardhi në datën 20 mars 2020.O zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me Covid-19, ku nevoja për solidaritet social e mbështetje për njerëzit në nevojë është aq e domosdoshme nga të gjithë, ky që merr guximin të japë edhe mend e plane, paguan shuma kaq të mëdha parash për të nxirë Shqipërinë në media amerikane, apo në zyrat e Kongresit amerikan”, shkruan deputeti i PS.

POSTIMI I PLOTË

Shqipëria në luftë me Covid-19, Lulzim Basha harxhon 60 mijë dollarë për lobing. Departamenti Amerikan i Drejtësisë, përmes Aktit të Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj ka rregjistruar më 20 Mars 2020, një kontratë të re lobingu në SHBA të Partisë Demokratike me një kompani që ndër klientët e vet rregjistron edhe zyrtarë të lartë të regjimit të Maduros në Venezuelë. O zot, si ka mundësi, kur të gjithë shqiptarët janë bërë bashkë në këtë Luftë me Covid-19, ku nevoja për solidaritet social e mbështetje për njerëzit në nevojë është aq e domosdoshme nga të gjithë, ky që merr guximin të japë edhe mend e plane, paguan shuma kaq të mëdha parash për të nxirë Shqipërinë në media amerikane, apo në zyrat e Kongresit amerikan.

Po si mund të dalësh për ditë në TV, e të drejtosh gishtin se nuk po ndihmohen familjet në nevojë, se nuk po financohen spitalet, nuk po paguhen infermiret, punonjësit e policisë, nuk po i jepet ndihmë financiare biznesit, kur vetë bën rrush e kumbulla paratë që partia jote merr nga buxheti i shtetit. Do të ishte shumë me vlerë të ndihmoje disa qindra familje shqiptare me ndihma ushqimore me këto para, Lulzim. Mos prisni as sqarim, e as ndjesë publike nga ky e nga këta.

Partia Demokratike edhe më herët është akuzuar për kontratat e lobimit në SHBA. Tashmë një prej kontratave është në Gjykatën e Apelit Tiranë ku i akuzuar është edhe Lulzim Basha. Kreu i PD dhe dy zyrtarët e tjerë që akuzohen për “falsifikim të dokumenteve”. Basha, Ristani dhe Dervishaj akuzohen se kanë falsifikuar dokumentet për kontratat e lobimit dhe nuk kanë deklaruar shpenzimet ne KQZ. Ndërsa PS i akuzon se janë financuar nga rusët, pasi lobimi është bërë nga Nik Muzin.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike lobimi i pd ne shba lulzim basha taulant balla lobimi i pd ne shba lulzim basha taulant balla

Sondazh

Poll