Art&Argëtim

Vdekja e Rikard Ljarjas, Meta: Na ka pikëlluar të gjithëve, kujtimi i tij do mbetet i paharruar

21 Prill 2020, 06:41 Nga DOSJA
Vdekja e Rikard Ljarjas, Meta: Na ka pikëlluar të gjithëve,

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit e regjisorit të njohur, Rikard Ljarja. Në reagim në mediat sociale, Meta shprehet se largimi i aktorit i ka pikëlluar të gjithë dhe është pa fjalë nga kjo humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme.

“I hidhëruar nga lajmi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh, skenaristit e regjisorit të mirënjohur, Rikard Ljarja. Pa fjalë nga dhimbja për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme, jo vetëm për familjen e Tij, për teatrin dhe kinematografinë shqipare, por për të gjithë brezat që u rritën dhe duartrokitën talentin e veçantë dhe personazhet e paharruara të luajtura mjeshtërisht prej Tij.

Si një përfaqësues tipik i një brezi idealistësh me shpirt krijues, të cilët aq shumë e deshën artin dhe Shqipërinë, ky largim në amëshim i Rikardit të madh na ka pikëlluar të gjithëve! Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ljarja, Marjetën e dashur, fëmijët, të afërmit, miqtë, bashkëpunëtorët, dhe të gjithë artdashësit shqiptarë. Kujtimi i Tij do të mbetet i paharruar si vetë trashëgimia e çmuar që la pas me talentin, pasionin dhe krijimtarinë e shkëlqyer!”, shkruan Meta.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture ilir meta rikard ljarja vdes rikard ljarja ilir meta rikard ljarja vdes rikard ljarja

Sondazh

Poll