Art&Argëtim

Ish-ministrja Kumbaro: I lehtë të qoftë dheu Rikard e i paharruar kujtimi

21 Prill 2020, 06:25 Nga DOSJA
Ish-ministrja Kumbaro: I lehtë të qoftë dheu Rikard e i paharruar

TIRANË- Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka reaguar për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur, Rikard Ljarja. Në një reagim në mediat sociale, Kumbaro shprehet se ai ka qenë një nga aktorët e saj të preferuar dhe shton se në fëmijëri e rini e ka cilësuar si anëtarin e familjes.

Rikard Ljarja, Deda, Komisari i drites… – ndahet nga jeta aktori i dashur i brezave qe ne femijeri e rinine tone e cilesonim me simpati si anetarin tjeter te familjes, aq shume zeri dhe loja e tij ishin pjese e jetes artistike te kinemase shqiptare dhe e perfytyrimit tone kinematografik. I lehte te qofte dheu Rikard e i paharruar kujtimi”, shkruan Kumbaro.

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture mirela kumbaro rikard ljarja vdes rikard ljarja mirela kumbaro rikard ljarja vdes rikard ljarja

Sondazh

Poll