Humbje e madhe për artin shqiptar! Ndërron jetë regjisori dhe aktori Rikard Ljarja, ‘Deda’ amanet të prehet në Shkodër
20 Prill 2020, 20:26Nga DOSJA
TIRANË– Ndërron jetë në moshën 77-vjeçari aktori dhe regjisori i njohur shqiptar, Rikard Ljarja. Mësohet se aktori i njohur vuante prej kohës nga një sëmundje e rëndë, e cila i mori edhe jetën.
Familja e tij ka njoftuar të gjithë miqtë dhe dashamirësit e tij, se ceremonia për shkak të situatës do të bëhet vetëm me rrethin e ngushtë familjar dhe sipas amanetit të tij, Ljarja do të prehet në qytetin e Shkodrës.
Rikard Ljarja lindi në Shkodër më 1 prill të vitit 1943 në Shkodër. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “A. Moisiu”, Tiranë.
Për tetë vite, pas diplomimit, punoi si aktor në teatrin “Migjeni” në Shkodër për t’u angazhuar më pas edhe në filma.
Aktori ka lënë gjurmën e tij në filmat: Pesha e kohës – (1988), ku luante rolin e Vasilit; Radiostacioni – (1979); Komisari i dritës – (1966) apo Rrugë të bardha – (1974) ku luajti rolin që e identifikoi për publikun shqiptarë, atë të elektiçistit Dedë. Megjithatë filmi më i rëndësishëm për të ka qënë “Në pyjet me borë ka jetë”, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren Marjetën.
Ljarja është legjenda e dytë e artit shqiptar që nuk do të përcillet dot me nderimet që i takojnë për shkak të situatës së koronavirusit në vend. Disa javë më parë, nga një sëmundje e rëndë ndërroi jetë edhe aktori i humorit, Gëzim Kruja.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Nga rrëfimi për shpirtin e lirë tek vlera e parasë, Jonida Maliqi na i zbulon si një ditar karantine, ku çfarë ka më shumë vlerë është vetë jeta. Këngëta...
SHBA– Modelja shqiptare, Vildane Zeneli ka humbur një njeri të rëndësishëm në jetën e saj. Bëhet fjalë për fotografin e njohur Peter Beard, i cili u gjet ...
Ekonomia e dobët dhe sëmundjet e rënda janë dy hallkat ku ndihet më shumë pesha e pasojave të pandemisë së Covid-19.Ndër panoramat më të trishta është ajo e të ...
Art&Argëtim20 Prill 2020, 14:26
TIRANË– Një nga rregullat bazë të përsëritur nga të gjithë, për të mbajtur larg koronavirusin është ai i ruajtjes së distancës së sigurisë. Largësia ...
nga Fan S. NoliTranskriptuar dhe pajisur me shënime nga Agron Alibali“Zoti Kryetar, Fort i Përndershëm Imam, Fort i Përndershëm Baba, të përndershëm priftërinj,...
Art&Argëtim20 Prill 2020, 13:45
TIRANË– Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se nuk po i pret fort mirë komentet e gjithë ndjekësve meshkujt që ka në rrjetet e saj sociale.E lodh...
TIRANË– Kantautori i njohur, Gjergj Leka ka folur për jetën e tij private dhe kryesisht pëe të bijën. I ftuar në “E diell”, Leka u emocionua tksa fliste pë...
BRITANI E MADHE– Këngëtari i njohur Sam Smith është shprehur se ka dyshime të forta se e ka marrë virusin përpara se në Britaninë e Madhe të merreshin mas...
BRITANI– Një grua, që po vazhdon lidhjen me një burrë të martuar gjatë mbylljes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron se ata nuk kanë zgj...