U gjet pa jetë në një pyll, Vildane Zeneli humb njeriun e afërt: U trishtova shumë, ke bërë çdo gjë për mua
20 Prill 2020, 16:32Nga DOSJA
SHBA– Modelja shqiptare, Vildane Zeneli ka humbur një njeri të rëndësishëm në jetën e saj. Bëhet fjalë për fotografin e njohur Peter Beard, i cili u gjet pa jetë në një pyll.
Shqiptarja shkruan se ishte trishtuar shumë nga lajmi, pasi sipas saj ishte Peter ai që i ndryshoi jetën dhe e futi në botën e modelingut. Modelja tregoi se ishte vetëm 14 vjeçe kur e takoi për herë të parë dhe ai luajti një rol të madh në ngjitjen e saj në karrierë. Madje Vildania ka postuar edhe foton që ai i ka bërë kur ajo ishte vetëm 16 vjeç.
“Më trishtoi shumë. U prehsh në paqe Peter. Ky njeri nisi karrierën time dhe e dërgoi në një tjetër nivel. E takova kur isha vetëm 14 vjeç dhe jeta ime ndryshoi pasi pozova për të. Gjithmonë do t’i jem mirënjohëse dhe do vlerësoj gjithçka që ti Peter ke bërë për mua. Ti ndryshove jetën tim, karrierën time dhe më bëre të besoj se unë mund të bëja gjithçka. Të dua përgjithmonë dhe gjithmonë,”- shkruan ajo.
82-vjeçari Beard ishte zhdukur prej 10 ditësh, kur pas kërkimeve të shumta nga Policia u gjet pa jetë në një pyll pranë zonës ku ai jetonte.
(k.m./dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Ekonomia e dobët dhe sëmundjet e rënda janë dy hallkat ku ndihet më shumë pesha e pasojave të pandemisë së Covid-19.Ndër panoramat më të trishta është ajo e të ...
Art&Argëtim20 Prill 2020, 14:26
TIRANË– Një nga rregullat bazë të përsëritur nga të gjithë, për të mbajtur larg koronavirusin është ai i ruajtjes së distancës së sigurisë. Largësia ...
nga Fan S. NoliTranskriptuar dhe pajisur me shënime nga Agron Alibali“Zoti Kryetar, Fort i Përndershëm Imam, Fort i Përndershëm Baba, të përndershëm priftërinj,...
Art&Argëtim20 Prill 2020, 13:45
TIRANË– Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se nuk po i pret fort mirë komentet e gjithë ndjekësve meshkujt që ka në rrjetet e saj sociale.E lodh...
TIRANË– Kantautori i njohur, Gjergj Leka ka folur për jetën e tij private dhe kryesisht pëe të bijën. I ftuar në “E diell”, Leka u emocionua tksa fliste pë...
BRITANI E MADHE– Këngëtari i njohur Sam Smith është shprehur se ka dyshime të forta se e ka marrë virusin përpara se në Britaninë e Madhe të merreshin mas...
BRITANI– Një grua, që po vazhdon lidhjen me një burrë të martuar gjatë mbylljes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron se ata nuk kanë zgj...
TIRANË– Aktori Rezart Veleshnja ka publikuar disa video në profilin e tij në Instagram. Në dy video Rezarti shihet krah Ermal Mamaqit, teksa ky i fundit pë...
TIRANË– E ftuar në “WhyNot?” mbrëmjen e djeshme, ishte aktorja Ana Lika, e cila ka folur për udhëtimin e saj të gjatë në Itali. Ndër të tjera ajo ka tregua...