Art&Argëtim

‘Dedë ku je?’/ U shua në moshën 77-vjeçare, aktori Mevlan Shanaj prek me fjalët për aktorin Ljarja: Ej sot iku Rikardi

20 Prill 2020, 21:13 Nga DOSJA
‘Dedë ku je?’/ U shua në moshën 77-vjeçare,

TIRANË– Aktori i njohur Mevlan Shanaj ka reaguar lidhur me ndarjen nga jeta të kolegut të tij, Rikard Ljarjas. Me anë të një statusi në Facebook, Shanaj shpreh dhimbjen e tij për humbjen e mikut të afërt, duke risjellë batutën e një prej roleve të tij më të njohura, atë të fillrojtësit Dedë.

“Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni ju, si e do Shqipëria, Ded! Ku je?! Kjo pyetje vjen në çdo familje për një minutë heshtje. Le te kumbojnë këmbanat e zemrave për të. Lamtumirë miku im! Që mbete mik i shtrenjtë!,”-shkruan ndër të tjera Shanaj.

POSTIMI I PLOTË:

Ej sot iku Rikard Ljarja ! Ej shqiptare dhimbja ka nje emer sot neser do quhet Rikard , emocioni ka emrin e tij , buzeqeshja eshte per te , liria ka dashurine ne zemren e tij, ne shoket lotet i kemi te syte e tij te qeshur , zemra e tij eshte ne ju qe e deshet po kthehet ne Shkodren e jetes se tij. Mik na helmove na shkretove fisnikerine. Faleminderit dashurise tende , ne tashme dime te vdesin te ndershem. Dhuraten e ruajtur zemres tende sot e hodhe ne driten e arit per te pushtuar gjithesine? Drite paste emri vepra e shpirtit tend te bukur, me duar te dridhura ju them; Rikardi mbeti Rikard ashtu si e doni ju , si e do Shqiperia, Ded! Ku. Je! Kjo pyetje vjen ne cdo familje per mje minutë heshtje. Le te kumbojne kembanat e zemrave per te. Lamtumire miku im! Qe mbete mik i shtrenjte!

Aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare. Mësohet se ai vuante prej disa kohësh nga një sëmundje e rëndë, ndërsa për të është planifikuar një ceremoni e vogël lamtumire për shkak të situatës nga koronavirusi.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture mevlan shanaj vdes rikard ljarja mevlan shanaj vdes rikard ljarja

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Prill 2020, 14:26

TIRANË– Një nga rregullat bazë të përsëritur nga të gjithë, për të mbajtur larg koronavirusin është ai i ruajtjes së distancës së sigurisë. Largësia ...

Art&Argëtim 20 Prill 2020, 13:45

TIRANË– Këngëtarja e njohur Ronela Hajati duket se nuk po i pret fort mirë komentet e gjithë ndjekësve meshkujt që ka në rrjetet e saj sociale.E lodh...