Aktualitet

Vrasja e fëmijës shqiptar në Zvicër, psikiatri tregon se racizmi mund të jetë shkak i vrasjes

25 Mars 2019, 15:23 Nga DOSJA
Vrasja e fëmijës shqiptar në Zvicër, psikiatri tregon se

BASEL- Para disa ditësh në Bazel, Zvicër mbeti i vrarë 7- vjeçari shqiptar, Mërgim L. të cilit i prenë fytin me thikë. Komisioneri për krimet në Bazel, Peter Gill ka bërë të ditur se gruaja është në paraburgim dhe i është caktuar masa tre mua, por ka mbetur i ndryshueshëm, gjithashtu 75- vjeçares po i bëhet një kontroll psikiatrik.

Psikiatri i gjykatës, Josef Sacsh nuk ka treguar nëse ky veprim është kryer vetëm për t’u bërë e famshme, por mbetet një spekulim. Sipas tij ky rast ka dy shpjegime të mundshme, ose e ka bërë nga frika se mund të ndiqet nga autoritetet për shkak të borxheve ose është vrasje e motivuar ideologjikisht.

75- vjeçarja dyshohet se ka pasur marrëdhënie të tensionuara me institucionet shtetërore, madje kishte borxhe të mëdha dhe kishte nënshkruar falimentimin në vitin 2007.

Shumë njerëz janë ngritur në një tubim për të dënuar aktin.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet josef sacsh mergim l vrasja e 7- vjecarit ne zvicer vritet i mituri shqiptar josef sacsh mergim l vrasja e 7- vjecarit ne zvicer vritet i mituri shqiptar

Sondazh

Poll