Aktualitet

Deklarata e prokurorisë për 650 mijë $ lobim, PD: Po përdoreni nga Rama, s’kemi shkelur asnjë ligj

25 Mars 2019, 15:10 Nga DOSJA
Deklarata e prokurorisë për 650 mijë $ lobim, PD: Po

TIRANË Pak orë pasi Prokuroria e Tiranës deklaroi se PD ka fshehur 650 mijë dollar pagesë për lobim në SHBA, reagon Partia Demokratike.

Në një deklaratë për mediat, selia blu njofton se prokuroria po përdoret politikisht nga kryeministri Edi Rama kundër opozitës. PD thekson se nuk ka asnjë shkelje me pagesat për lobim në SHBA.

Reagimi i plotë i PD:

Deklarata e sotme e Prokurorisë është e paligjshme, e gënjeshtërt, e paprecedentë, vetëdiskredituese dhe e gatuar politikisht. Dalja me konkluzione hetimore ende pa përfunduar hetimin, si asnjëherë më parë në këto 30 vjet, tregon se Prokuroria po përdoret politikisht dhe po i shërben propagandës qeveritare kundër opozitës së vendit.
Partia Demokratike nuk ka shkelur asnjë ligj dhe ka deklaruar të gjitha shpenzimet e kryera në vitin 2017.
Pasi gënjeshtra e madhe që kishte ngritur për hetimin e Partisë Demokratike i plasi në dorë, pas informacioneve të ardhura nga SHBA dhe Skocia, Edi Rama në dëshpërim ka vendosur të përdorë sërish prokurorinë duke e kthyer nga institucion të ligjit në institucion qesharak propagande.

Ditën e sotme, kryetari i PD, Lulzim Basha, Gazmend Bardhi, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi ishin në prokurori ku u pyetën për çështjen e lobimit të PD në SHBA. Kryedemokrati Lulzim Basha i bëri thirrje prokurorisë të zbardhë letërporositë e ShBA dhe Skocisë. Në një reagim për mediat, prokuroria sqaroi se PD ka fshehur pagesat në KQZ dhe se hetimet vijojnë të pandikuara.

Hetimet për lobimin e bërë nga PD nisën pas ardhjes së dy letërporosive nga SHBA dhe Skocia, ku PD pretendohet se ka paguar 525 mijë dollarë tek kompania Stotington Strategies, ndërsa kompania Biniatta Trade 150 mijë dollar.

Më 14 nëntor të 2017, “Stonington Strategies” raportoi në Departamentin e Drejtësisë pagesat e bëra nga PD, të cilat nuk janë deklaruar në raportin financiar që është depozituar në KQZ në zgjedhjet e vitit 2017.

Partia Socialiste, ndërkohë e ka akuzuar PD dhe kryetarin Lulzim Basha se janë të lidhur me rusët, pasi, kompania Biniatta Trade, është pjesë e një zinxhiri kompanish që janë të regjistruara në Belizë, një vend i njohur si parajsë fiskale. Gjithashtu, kjo kompani ka si pronarë dy shtetas rusë, Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev, që sipas hulumtimit të “Mother Jones” zotërojnë 75 për qind të aksioneve të “Biniatta Trade”.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lobimi rus ne shba lulzim basha prokuroria e tiranes lobimi rus ne shba lulzim basha prokuroria e tiranes

Sondazh

Poll