Bota

Rëndohet bilanci në Francë / Mbi 560 jetë të humbura brenda ditës, shkon mbi 20 mijë numri i viktimave nga COVID-19, më

20 Prill 2020, 19:13 Nga DOSJA
Rëndohet bilanci në Francë / Mbi 560 jetë të humbura

FRANCË- Në 24 orët e fundit, Franca tashmë është bërë vendi i katërt në botë për numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi pas Spanjës, Italisë dhe SHBA-ve.

Autoritetet vendase kanë njoftuar se brenda ditës janë 567 viktima nga Covid-19, duke e çuar totalin në 20,265 jetë të humbura. Ndërkohë janë regjistruar 2,489 raste të reja me koronavirus duke bërë që totali të ‘shënojë’ 155,383 të infektuar. Deri më tani në vend janë shëruar 37,409 persona, por në gjendje kritike janë 5,683 të tjerë.

167,929 persona në të gjithë botën kanë humbur betejën me COVID-19. Ndërkohë rezultojnë të infekuar 2,443,200 qytetarë. Vendet më të prekura janë SHBA-ja, Italia, Franca dhe Spanja. Situata është alamante në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi deri më tani janë shënuar 41.316 viktima dhe janë të infektuar 770,076 të tjerë.

Po kështu, virusi po bën ‘kërdinë’ edhe në Europë. Vendi i parë në Europë për numrin e viktimave është Italia, ku kanë humbur jetën 24.114 persona. Ndërsa në Spanjë deri më tani kanë humbur jetën 20.852 qytetarë.

Burimi: Worldmeters

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne france koronavirusi ne france

Sondazh

Poll