Bota

Shërohet plotësisht nga Covid-19 aktorja e “La Casa de Papel”, Itziar Ituño e indinjuar me qeverinë: Nuk është grip, m

20 Prill 2020, 19:03 Nga DOSJA
Shërohet plotësisht nga Covid-19 aktorja e “La Casa de

SPANJË– Aktorja Itziar Ituño, e cila luan rolin e Raquel Murillos në serialin e famshëm “La Casa de Papel”, është shëruar plotësisht nga Covid-19.

Së fundmi, aktorja ka dhënë një intervistë për mediat vendase, ku është shprehur se sëmundja ishte më shumë se një grip. Në intervistën e saj, Ituño ka folur gjithashtu edhe për simptomat që kishte shfaqur.

“Njëra prej tyre është humbja 100% e nuhatjes. Gjithashtu kisha dhimbje koke dhe muskulare. Realiteti nuk na është thënë, ky nuk është një grip i zakonshëm dhe masat u vonuan. Ne u gënjyem dhe situata reale na u fsheh nga ne, që të mos përhapje panik. Koronavirusi është më i rëndësishëm dhe më i rrezikshëm sesa një grip. Nuk u tha e vërteta në kohë dhe kjo më zemëron shumë’,- tha aktorja.

Gjithashtu ajo ka shtuar se shumë të afërm të saj kanë ndërruar jetë nga koronavirusi dhe se ajo nuk ka arritur dot t’u japë lamtumirën e fundit. 

Burimi; HOLA

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota itziar ituño koronavirusi ne spanje itziar ituño koronavirusi ne spanje

Sondazh

Poll