Bota

Investigimi i BBC nxjerrë të palarat e shefave në Spanjë: Nëse nuk doni të punoni si skllevër, jeni të pushuar!

20 Prill 2020, 18:33 Nga DOSJA
Investigimi i BBC nxjerrë të palarat e shefave në Spanjë:

SPANJË- Spanja është një nga prodhuesit më të mëdhenj të frutave dhe perimeve në botë. Rajoni jugor i Almeria është i njohur për atë që spanjollët e quajnë deti i plastikës.
Serat plastike mbulojnë dhjetëra mijëra hektarë dhe punëtorët emigrantë zgjedhin frutat dhe perimet që shiten në supermarkete europiane. BBC ka kaluar disa muaj duke hetuar akuzat e shfrytëzimit që kryhen në këto sera.

“Largohu që këtej, largohu që këtej”. ‘Nëse do të punosh si një skllav këtu ka punë, në të kundër t’i je jashtë”.- janë fjalët që punëmarrësit i drejtohen punëtorëve.

Pjesa më e madhe e punëtorëve këtu vijnë nga Afrika. Afro 1.000 persona jetojnë në këtë qytet me barake, përfshirë edhe Omarin. Çdo mëngjes ata shpresojnë t’u jepet ndonjë punë nga fermerët lokalë. Sipas ligjit, punëtorët duhet të paguhen 7.28 euro për orë. Por edhe emigrantët të cilët janë të ligjshëm nuk marrin minimumin e pagës. Zakonisht, sigurimet që u paguhen nuk reflektojnë numrin e vërtetë të orëve të punuara.

Youssef (nuk është emri i tij i vërtetë) ka jetuar dhe punuar këtu për disa vjet. Një ditë, ai në fshehtësi e filmoi veten duke sfiduar punëtorët e tjerë.

Biseda që ka bërë Youssef me shefin

“Këtu thotë 46 euro por vetëm në dokument, por ama mund edhe të thotë 100 euro. Por ti më paguan mua 36 euro”.

“Ne punojmë 8 orë pa pushim. Brenda në sera temperatura shkon deri në 50 gradë. Nëse do të jetosh si sllav, atëherë po ka shumë punë. Por nëse t’i kërkon të drejtat e tua, atëherë nuk mund të punosh”.

“Sa paguheni? 36 euro? Kjo thotë 36 euro.

“Sa thotë ligji?

“Nuk jam i interesuar. Çfarë të thashë ditën që kaloi? Që nëse nuk e do këtë, shko gjej ndonjë shef tjetër i cili mund të paguaj ty 50 euro.

“Por ligji”.

“Nuk më bëhet vonë për ligjin, asnjë dreq”!

“T’i nuk ke turp”!

“Jo, jo, t’i je i paturpë”!

“Të betohem për nënën”.

Largohu që këtej.

Më pas Youssef e raportoi ish-shefin e tij për trajtim të keq dhe pagesë nën nivelin minimal.

(A.K. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota investgimi i bbc spanje youssef investgimi i bbc spanje youssef

Sondazh

Poll

Bota 20 Prill 2020, 16:48

BRITANI E MADHE- Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur në Britani, ku edhe ka ngjallur zemërim pasi, një letër me një mesazh fyes për mjekët britanikë u gjet në dr...