Sport

‘Më mungon fusha’, portieri i Partizanit Alban Hoxha analizon situatën e kampionatit shqiptar: Janë të pakta shanset të

20 Prill 2020, 13:46 Nga DOSJA
‘Më mungon fusha’, portieri i Partizanit Alban Hoxha analizon

TIRANË-Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe njëkohësisht kapiten i skuadrës kryeqytetase ka dhënë një intervistë për gazetën Panorama Sport mbi mundësitë e rifillimit të kampionatit si dhe në parashikimin e tij duket shumë skeptik për të parë futboll në muajt në vazhdim.

“Është e vështirë ta them këtë gjë tani, pasi siç edhe po informohemi nga lajmet e mediave se çfarë po ndodh në gjithë botën, e shoh që shpresat për të rifilluar kampionatin janë të pakta. Gjithsesi, të presim ditët në vijim, ku shpresoj që edhe situata në vend të normalizohet. Kjo do të na mundësonte t’iu rikthehemi stërvitjeve sa më shpejt në fushë”.

Kur po bëhen pothuajse një muaj pa futboll, dihet që gjendja fizike e lojtarëve ka rënë dhe duhet pak kohë që lojtarët të rikthehen në formën e tyre më të mirë. I pyetur për kohën që do t’i duhet për të qenë gati Hoxha u shpreh:

“Të them të drejtën, personalisht mezi e pres të rikthehem dhe të stërvitem në fushë. Përgjatë gjithë kësaj kohe ekipi ka punuar pa i ndërprerë përgatitjet ‘online’ në kushtet e shtëpisë, duke respektuar edhe rregullat e qeverisë.

Na mungon fusha e lojës dhe është normale që për të rifituar gjendjen fizike ne si sportistë do të na duhet t’i nënshtrohemi dhe përmbahemi një programi kohor që do të përcaktojë stafi i ekipit”.

Marrë nga Panorama Sport

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport alban hoxha partizani superliga alban hoxha partizani superliga

Sondazh

Poll