Giampaolo u pre në besë nga Milani, vëllai i ish-trajnerit kuqezi paralajmëron një shpjegim për shkarkimin
20 Prill 2020, 15:13Nga DOSJA
Marco Giampaolo, që kur u shkarkua nga kuqezinjtë në nëntor të vitit të shkuar, nuk ka dalë në asnjë media për të shpjeguar atë që ndodhi. Ish-trajneri i Milanit u shkarkua pas fitores së arritur ndaj Genoas jashtë fushe dhe kur ishte ende fillimi i sezonit.
Vendin e tij e mori Stefano Pioli, edhe pse Giampaolo ishte zgjedhur nga Maldini dhe Boban për revolucionin e madh. I vëllai i trajnerit, i cili sot është pa punë, rrëfen motivet se pse nuk funksionoi ai Milan.
“Im vëlla e meritoi stolin kuqezi për atë që ka bërë në karrierë. Por, duhet të dini se atij iu premtuan shumë gjëra, që më pas nuk u zbatuan ose nuk u përmbushën. Profilet dhe karakteristikat që ai kishte kërkuar në merkato, nuk erdhën. Jo vetëm kaq, por e nisi grumbullimin me gjysmën e ekipit dhe vetëm drejt fundit erdhi pjesa më e madhe”.
“Kishte nevojë për kohë dhe duhet të ishte respektuar, jo të shkarkohej. Megjithatë, ai do të flasë kur të vijë momenti”, tha Federico Giampaolo, i cili drejton Recatanesen.
M.P. / Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SPANJË-Modelja spanjolle Desire Cordero po e kalon karantinën në qytetin e Sevillas, larg të dashurit të saj, futbollistit të Lazios Joaquin Correa i cili ...
TIRANË-Alban Hoxha, portieri i Partizanit dhe njëkohësisht kapiten i skuadrës kryeqytetase ka dhënë një intervistë për gazetën Panorama Sport mbi mundësitë...
INDONEZI-Pasioni për Lionel Messin nuk njeh kufi, dhe këtë e dëshmon Surya Wijaya, një tifoz nga Indonezia i cili zotëron koleksionin më mbresëlënës të fanellav...
SPANJË-Partnerja e Arturo Vidal, modelja kolumbiane, Sonia Isaza publikoi një fotografi dhe një mesazh të dashur në instragram kushtuar mesfushorit kilian....
Koronavirusi ka gjunjëzuar botën dhe si pasojë edhe kampionatet e futbollit. Disa ende nuk kanë caktuar datën e rinisjes, të tjera kanë bërë planin dhe axhendën...
Gianni de Biasi sot ka dhënë një intervistë për gazetarin Gianluca di Marzio. Ai ka theksuar se gabime si Alaves nuk do të ketë më në karrierën e tij dhe se kor...
Pavarësisht koronavirusit, duket se Bayern në merkaton e verës do të shpenzojë më shumë se kurrë në historinë e tij. Klubi bavarez, më saktë, është i detyruar t...
ITALI- Po zhvillonte një sezon fantastik me skuadrën e Veronës, nënshkroi ndoshta kontratën e jetës me Napolin, pret kualifikimin në Europian nëpërmjet Nations ...
Ka njerëz të cilët mendojnë se pandemia e koronavirusit është një përpjekje e liderëve “në hije” të botës për të kontrolluar njerëzimin. Kështu ësht...