Sport

Si në filmin Haçiko! Qeni me sytë nga shkalla pret Skënder Kurtin, ish-trajnerin e boksit i cili ndërroi jetë nga Covid-19

20 Prill 2020, 15:34 Nga DOSJA

TIRANË-Filmi“Haçiko”, do të prekte të gjithë zemrat e njerëzve kudo në botë. Miku besnik që pret njeriun që i qendronte afër për vite e vite me rradhë, megjithëse ky i fundit kishte ndërruar jetë. Një rast i tillë identik ka ndodhur edhe me Skënder Kurtin. Ish-trajneri i boksit ndërroi jetë disa javë më parë pasi nuk arriti dot të fitonte betejën me koronavirusin. Kolegu i tij, Murat Basha rrëfen se qeni me emrin Kuqi që e ushqente në lagje, e pret ende me sytë e ngulur nga shkalla ku dilte legjenda e boksit në Shqipëri.

Postimi i plotë:

Kuqi,Haçiko ynë.

Kuqi është qeni Ner Kurtit.E gjeti të vogël fare,nuk kishte vënd në apartament,por e mbante dhe ushqente,aty në lagje.I fortë, luftëtar, inteligjent, besnik po e po,shpejt Kuqi u bë i dashur me të gjithë,që me dëshirë i jepnin diçka për ta ushqyer. Gjithë kohës ndejti mbrapa spitalit ke Neri. Sapo e pashë përsëri.Rri dhe pret……me sytë ngulur nga shkalla e Ner kurtit. Jo vetëm Haçiko është legjendë,por edhe Kuqi..

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport boks murat basha skënder kurti boks murat basha skënder kurti

Sondazh

Poll