Sport

Messi duhet të ndihet krenar me këtë tifoz, ka si koleksion 200 fanella të argjentinasit

20 Prill 2020, 08:14 Nga DOSJA
Messi duhet të ndihet krenar me këtë tifoz, ka si koleksion 200

INDONEZI-Pasioni për Lionel Messin nuk njeh kufi, dhe këtë e dëshmon Surya Wijaya, një tifoz nga Indonezia i cili zotëron koleksionin më mbresëlënës të fanellave të superyllit argjentinas. Ai nuk ka vetëm fanella të ndryshme të Messit në Barcelonë, por edhe ato të Argjentinës.

“Kam 200 fanella të Messit. Për ta pasur koleksionin që e kam sot kam shpenzuar 11 vjet dhe shumë para.Shumë njerëz më thonë se jam i çmendur që kam këtë hobi, por unë iu them atyre se kjo është jeta dhe pasioni im”, shtoi ai. “Disa prej tyre i kam blerë në dyqan, por shumicën prej tyre në internet.

Të gjitha janë origjinale, por nuk  kam asnjë fanellë të Messit me të cilën ka luajtur një ndeshje”, përfundon tifozi numër një i argjentinasit

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona argjentina messi surya wijaya barcelona argjentina messi surya wijaya

Sondazh

Poll