Sport

Lajm i trishtë/ Shuhet në moshë të re, biznesmeni dhe ish-drejtuesi sportiv, Shkodra në zi

20 Prill 2020, 07:17 Nga DOSJA

SHKODËR-Një lajm i papritur ka tronditur ambientin sportiv në Shkodër. Është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare Nikolin Karroca, i cili njihej në qytetin verior si një ish-sportist e drejtues i suksesshëm në sport.

Në vitet 1987-1993, ai ishte pjesëtar i ekipit të hendbollit Vllaznia duke u bërë edhe pjesë e ekipit kombëtar të kësaj disipline. Pas emigrimit në Itali, ai u largua paksa nga ky sport, por me kthimin në Shkodër, u rishfaq përsëri pranë tij si investitor, duke u bërë presidenti i klubit ku kishte luajtur për disa vite, ndërsa arriti ta kthente te titulli kampion skuadrën shkodrane.

Në anketën e krijuar nga SK Vllaznia për 100 vjetorin e krijimit të klubit, ai u zgjodh si një nga figurat përfaqësuese të sportit të hendbollit në qytet.

(e.c/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport hendboll nikolin karroca shkoder hendboll nikolin karroca shkoder

Sondazh

Poll