Sport

Të shpenzosh 200 mln euro në kohë koronavirusi, Bayern e bën këtë!

19 Prill 2020, 19:59 Nga DOSJA
Të shpenzosh 200 mln euro në kohë koronavirusi, Bayern e bën

Pavarësisht koronavirusit, duket se Bayern në merkaton e verës do të shpenzojë më shumë se kurrë në historinë e tij. Klubi bavarez, më saktë, është i detyruar të investojë.

Coutinho nuk do të blihet nga gjermanët për 120 mln euro, aq sa parashikohet në kontratën e tij aktuale të huazimit në Mynih. Bayern ka paguar 20 mln euro për huazimin e tij 1-sezonal, por mesfushori do të rikthehet te Barcelona. Ai dhe Ivan Perisic ishin pasuesit e dyshes Robben-Ribery, edhe pse kroati nuk diskutohet që ishte thjesht një huazim urgjent i minutës së fundit.

Bayern duket se do ta blejë kroatin për rreth 20 mln euro, por ai kurrsesi nuk mund të konsiderohet titullar në “Allianz Arena”. Kjo e nxit klubin të blejë dy yje për ofensivën. Emrat më të përmendur janë gjermanë: Kai Havertz (Bayer Leverkusen) dhe Leroy Sane (Man. City).

I pari luan si trekuartist dhe kushton 90-100 mln euro. I dyti është sulmues krahu dhe kushton ndoshta më pak, ngaqë ka edhe një vit kontratë në “Etihad Stadium” dhe vjen pas një dëmtimi të gjatë Me pak fjalë, duke shtuar edhe blerjen e ndonjë mesfushori pas shitjes së pritshme të francezit Corentin Tolisso, Bayern në merkaton e verës do të investojë më shumë se 200 mln euro.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern merkato ofensiva bayern merkato ofensiva

Sondazh

Poll