Art&Argëtim

“Do thyej karantinë të bëj seks”, dashnorja e biznesmenit lodhet nga largësia: Dua të vërtetin, është kënaq

20 Prill 2020, 12:40 Nga DOSJA
“Do thyej karantinë të bëj seks”, dashnorja e

BRITANI– Një grua, që po vazhdon lidhjen me një burrë të martuar gjatë mbylljes së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar paralajmëron se ata nuk kanë zgjidhje tjetër përveç që të prishin rregullat e distancimit shoqëror së shpejti, pasi seksi virtual nuk e zëvëndëson dot atë realin.

Trajnerja personale Marie, 31 vjeç, ka qenë e rregullt në bisedimet me video me një biznesmen në javët e fundit, dhe thotë se gjatë kësaj periudhe i ka larguar stresin mashkullit në fjalë.

Sidoqoftë, Marie thotë se tani po mendon të shkelë rregullat e rrepta të bllokimit, të cilat janë vendosur për të shpëtuar jetë dhe për të ndihmuar NHS, dhe të takohet fizikisht me biznesmenin.

Marie, nga Ascot, tha: “Është tepër emocionuese. Dashnori im ka qenë i stresuar qysh kur bllokimi hyri në fuqi sepse ai ka qenë i detyruar të mbyllë të gjitha bizneset e tij dhe aktualisht ai është duke luftuar për të marrë mbështetje nga Qeveria. Unë i heq stresin.”

Por, ajo është e shqetësuar se marrëdhënia e tyre virtuale nuk është e mjaftueshme për asnjërin prej tyre, dhe po mendon të shkojë ta shohë të dashurin e saj.

Ajo shtoi: “Ne flasim disa herë në javë me Facetime dhe realizojmë seks virtual. Është kënaqësi. Por, nëse ky bllokim vazhdon më gjatë, ne patjetër që do ta prishim atë, sepse, megjithëse seksi i largët është argëtues, ai nuk është zëvendësues për seksin e vërtetë.”

Çifti u takuan përmes IllicitEncounters, një site takimesh. Marie filloi të përdorë faqen pas divorcit të saj.

Ajo tha: “E kam dashur që nga dita e parë IllicitEncounters dhe së shpejti po bëja një lidhje me një drejtor të martuar të financave, gruaja e të cilit kishte humbur interesin për seks. Ne do të takoheshim dy herë në javë për seks dhe ai do të më dhuronte dhurata, rroba, stoli dhe të gjitha pajisjet e fundit të palestrës, kështu që unë të dukesha mirë në punë. Takimet tona ishin në thelb seks dhe pazar.

Burimi: Mirror

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim biznesmeni britanik dashnorja e biznesmenit seksi ne karantine trajneria marie biznesmeni britanik dashnorja e biznesmenit seksi ne karantine trajneria marie

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Prill 2020, 11:59

ITALI– Zhulieta e kohëve moderne bie në dashuri me shikim të parë me ‘Romeon’ që e dalloi nga ballkoni i saj në Verona, gjatë periudhës së karantinimit.Paola Ag...