Art&Argëtim

“Kishte vetëm burra” shkoi tek berberi për të lyer flokët, Ana Lika ‘i heq’ trurin indianit: Ma bëri me sy, nxorri

20 Prill 2020, 12:16 Nga DOSJA
“Kishte vetëm burra” shkoi tek berberi për të lyer

TIRANË– E ftuar në “WhyNot?” mbrëmjen e djeshme, ishte aktorja Ana Lika, e cila ka folur për udhëtimin e saj të gjatë në Itali. Ndër të tjera ajo ka treguar se nevoja e domosdoshme për të lyer flokët, e kishte bërë të përfundonte tek një berber.

Por, ndërsa salloni ishte mbushur plot me meshkuj, Ana Lika ka tërhequr vëmendjen e një indiani, që ka filluar ta ngacmojë me shenja dhe shkelje syri, duke i nxjerrë dhe çelësat e makinës.

“Kam kaluar disa kohë në Itali dhe kisha nevojë të lyeja flokët, por nuk i njihja vendet mirë se nuk jetoj atje edhe përfundova duke i lyer tek berberi i lagjes. Me thënë të drejtën më nxorri një super lyerje flokësh, nëse jam në këtë lloj gjendje që jam sot, jam nga berberi i Italisë.

Aty tek berberi kishte vetëm burra, ishte vetëm ajo goca që më lyeu flokët dhe unë. Kisha njërin përballë, më duket se ishte indian. Si duket unë i pëlqeva dhe bënte disa gjeste me sy që domethënë hajde. E pa që gjesti i parë nuk i eci mirë, ai nxorri një palë çelsa makine e ma bëri sërish me sy, hajde.

Më vinte shumë për të qeshur, por hera e parë që e kam mbajtur të qeshurën, se thash në qytet dhe vend që nuk e njef, nuk ke kë merr në telefon t’i thuash hajde se më mori indiani. Pasi mbarova dola si zonjë me kokën poshtë,”– ka përfunduar Ana Lika, duke treguar se indiani nuk e arriti dot qëllimin e tij.

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz aktorja ana lika ana lika dhe indiani ana lika lyen floket te berberi aktorja ana lika ana lika dhe indiani ana lika lyen floket te berberi

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 20 Prill 2020, 11:59

ITALI– Zhulieta e kohëve moderne bie në dashuri me shikim të parë me ‘Romeon’ që e dalloi nga ballkoni i saj në Verona, gjatë periudhës së karantinimit.Paola Ag...