Art&Argëtim

20 Prill 2020, 11:59 Nga DOSJA

ITALI– Zhulieta e kohëve moderne bie në dashuri me shikim të parë me ‘Romeon’ që e dalloi nga ballkoni i saj në Verona, gjatë periudhës së karantinimit.

Paola Agnelli me profesion avokate ra në dashuri menjëherë sa shikoi në sy bankierin Michele D’Alpaos, nga ballkoni i saj në Verona, duke e krahasuar skenën e saj me atë të historisë së famshme të dashurisë mes Romeos dhe Zhulietës.

Ndërsa kishin dalë në ballkonet e shtëpive të tyre, për të dëgjuar një koncert, ata i tërhoqën menjëhërë vëmendjen njëri-tjetrit.

Ndër ata që performuan në koncert ishte motra violiniste e Paolës, Lisa Agnelli, interpretimi i së cilës i “Queen’s we Are The Champions” tërhoqi vëmendjen e Michele, i cili kryqëzoi shikimin me atë të Paolës.

Paola përshkroi se si ‘muzika ishte si shigjeta e shkrepur nga Eros’ kur pa Z. D’Alpaos nga kati i gjashtë i banesës së saj, ku jeton me nënën dhe motrën.

Herën e parë që pashë Michele-n ishte dashuri me shikim të parë, sytë tanë thjesht u takuan me njëri-tjetrin. Atmosfera ishte aq romantike.”- u shpreh 39-vjeçarja Paola Agnelli.

Dhe Romeo në jetën e saj të vërtetë rrëfeu se si lindi një ‘dashuri’ pasi zbuloi se kush ishte duke i gjurmuar dhe llogarinë në rrjete sociale. Ata më pas filluan të bisedonin me mesazhe deri në 3 të mëngjesit, ku e përshkruan veten ‘si adoleshentë të dashuruar’.

Në përpjekje për të treguar se sa i dashuruar ishte, bankieri Michele shkruajti me të mëdha në një çarçaf të bardhë emrin e Paolës, dhe e vuri në katin e sipërm të ndërtesës, duke i shpallur në këtë mënyrë dashurinë e tij.

Çifti, të cilët janë të dy të pamartuar, kanë jetuar përballë njëri-tjetrit për pjesën më të madhe të jetës së tyre, por asnjëherë nuk janë takuar me njëri-tjetrin. Dhe dyshja janë zotuar se nuk do të takohen, edhe janë duke respektuar distancimin shoqëror, pasi Z. D’Alpaos tha se dëshiron ta ‘mbrojë’ Paolën sepse është në kontakt me njerëzit ndërsa punon në bankë.

Burimi: DailyMail

R.L/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

argetim argetim “romeo dhe zhulieta”. cifti italian dashurohen nga ballkoni michele d'alpaos paola agnelli “romeo dhe zhulieta”. cifti italian dashurohen nga ballkoni michele d'alpaos paola agnelli

Sondazh

Poll